www.ofertapune.net Praktikant/e vullnetar/e (20) | PunaIme

Praktikant/e vullnetar/e (20)

Kompania

Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës

Telefoni

038/200-187-88

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02/07/2020

Data e perfundimit

15-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Juridik

Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës shpall:
Thirrje për rekrutim Nr. 02/2020

  • Titulli i vendit të punës: Praktikant/ë vullnetar/e 20 (njëzetë) pozita
  • Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti(pa pagesë)
  • Vendi: Gjykata e Apelit – Prishtinë

Përshkrimi i detyrave të punës:

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore:

  • Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;
  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi;
  • Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, hetimet, gjykimet etj; Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:

Kualifikimet:

  • Diploma e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Mastër,
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të

VEREJTJE:

  • Procedura është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara në Rregulloren e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës 08/2017.

Thirrja është publikuar më dt. 01.07.2020 dhe mbyllet me dt. 15.07.2020

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën e Apelit të Kosovës-Pallati i Drejtësisë , objekti B- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.

+381 (0) 38/200 18 788, ose ne web portalin tone www.gjyqesori-rks.org

Shkarko Aplikacionin