Praktikant/e në Shitje
Data e publikimit
07-06-2024
Data e perfundimit
25-07-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Praktikant/e në Shitje
Lokacionet: Aeroport, Viti, Decan, Podujeve, Suhareke, Prishtine, Peje, Gjakove, Vushtrri, Gjilan, Malishevë
Kush jemi ne?
TË RINJ
- 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
- 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
- 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për procesin e shitjes, përgatitjes së kontratave të shitjes, instalimet e reja, zëvëndësimin e pajisjeve.
- Trajton secilën pyetje/kërkesë apo ankesë tjetër të klientëve në përputhje me procedurat dhe udhëzimet e dhëna nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
- Prezanton dhe promovon ofertat e IPKO-s tek klientët, duke u përpjekur që të rris shitjen në dyqan, të shes edhe shërbime të tjera të cilat klienti nuk është duke i përdorur, përmes shpërndarjes së fletushkave me ofertat tona më atraktive.
- Organizon dhe regjistron në sistem të gjitha informatat e nevojshme të klientit dhe kompanisë, si dhe përditëson informatat ekzistuese të klientëve.
- Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
- Dëshmi që jeni student ose keni diplomë universitare;
- Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë,
- Njohuri të mira të platformës Microsoft Office;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim me gojë dhe me shkrim.
- Të fokusuar në detaje dhe të organizuar.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompanine.
Afati fundit per aplikim: 20.06.2024