Praktikant/e në Qendrën e Thirrjeve
Data e publikimit
25-11-2024
Data e perfundimit
28-12-2024
Lloji i orarit
Intern
Kategoritë
Telekomunikim
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Qendrën e Thirrjeve
Kush jemi ne?
TË RINJ
- 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
- 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
- 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
- Programi i mirëqenies së punonjësve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen në mënyrë efektive pranimin e thirrjeve nga klientët për të zgjidhur të gjitha kërkesat, shqetësimet dhe ankesat e tyre, dhe iu ofron te gjitha informatat e nevojshme me kohë.
- Ofron shërbimet e aktivizimit/ de aktivizimit për shërbimet individuale.
- Kujdeset që klientët të marrin përgjigje në lidhje me pyetjet, kërkesat ose ankesat e tyre, duke siguruar informata të sakta, duke mbledh opinione ose bërë anketa.
- Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
- Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
- Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare
- Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë, njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren;
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi
- Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim
- Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin;
- Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
- Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm;
- Aftesi per te punuar me ndërrime;
- Aftësi për të pranuar numër të madh të klientëve për çdo ditë;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale;
- Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me klientë;
- Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë
Afati fundit per aplikim: 28.11.2024