www.ofertapune.net Praktikant/e në Planifikimin dhe Implementimin e Rrjetit | PunaIme

Praktikant/e në Planifikimin dhe Implementimin e Rrjetit

Kompania

Ipko

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-06-2024

Data e perfundimit

15-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Telekomunikim

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në Planifikimin dhe Implementimin e Rrjetit

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne? 

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Programi i Mirëqenies së Punetoreve

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asiston në planifikimin dhe optimizimin e aktiviteteve për të gjitha rrjetet bazuar në politikat dhe procedurat.
  • Asiston sondazhe teknike në terren dhe përgatit urdhra të punës për aktivitetet dhe çështjet përkatëse.
  • Koordinon aktivitetet me autoritetet shtetërore dhe lokale për leje të rrjeteve.
  • Asiston në përgatitjen e dokumentimit të projektimit të rrjeteve për projektet e rrjeteve.
  • Kryen çdo detyrë/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
  • Preferohet përvojë dhe interesim i lartë në operimin dhe planifikimin e rrjeteve; 
  • Njohuri të mira të planifikimit të kabllove, wireless dhe fibrave optik dhe projektimit të rrjeteve, softueri QGIS, dhe të përdorimit të pajisjeve për matje.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Student/e apo i sapodiplomuar në fushën e Inxhinierisë Kompjuterike dhe/apo fushës së Rrjetave;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim në gjuhën angleze dhe shqipe.
  • Edukimi dhe përvoja në fushën e rrjeteve;
  • Njohuri në planifikimin dhe implementimin e rrjetave;
  • Aftësi për të marrë vendime të arsyeshme përmes përdorimit të informatave të disponueshme, duke ruajtur në të njëjtën kohë edhe konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Aftësi për të punuar në ekip.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë

Lokacioni: Prishtinë, IPKO Zone Industriale

Afati fundit per aplikim: 14.06.2024