Praktikant/e në Planifikimin dhe Implementimin e Rrjetit
Data e publikimit
07-06-2024
Data e perfundimit
08-08-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Telekomunikim
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Planifikimin dhe Implementimin e Rrjetit
Kush jemi ne?
TË RINJ
- 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
- 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
- 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
- Programi i Mirëqenies së Punetoreve
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Asiston në planifikimin dhe optimizimin e aktiviteteve për të gjitha rrjetet bazuar në politikat dhe procedurat.
- Asiston sondazhe teknike në terren dhe përgatit urdhra të punës për aktivitetet dhe çështjet përkatëse.
- Koordinon aktivitetet me autoritetet shtetërore dhe lokale për leje të rrjeteve.
- Asiston në përgatitjen e dokumentimit të projektimit të rrjeteve për projektet e rrjeteve.
- Kryen çdo detyrë/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
- Preferohet përvojë dhe interesim i lartë në operimin dhe planifikimin e rrjeteve;
- Njohuri të mira të planifikimit të kabllove, wireless dhe fibrave optik dhe projektimit të rrjeteve, softueri QGIS, dhe të përdorimit të pajisjeve për matje.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
- Student/e apo i sapodiplomuar në fushën e Inxhinierisë Kompjuterike dhe/apo fushës së Rrjetave;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim në gjuhën angleze dhe shqipe.
- Edukimi dhe përvoja në fushën e rrjeteve;
- Njohuri në planifikimin dhe implementimin e rrjetave;
- Aftësi për të marrë vendime të arsyeshme përmes përdorimit të informatave të disponueshme, duke ruajtur në të njëjtën kohë edhe konfidencialitetin.
- Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
- Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
- Aftësi për të punuar nën presion.
- Aftësi për të punuar në ekip.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë
Lokacioni: Prishtinë, IPKO Zone Industriale
Afati fundit per aplikim: 14.06.2024