Praktikant/e në Njësinë e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes së Rrjetit
Data e publikimit
16-05-2025
Data e perfundimit
25-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
Praktikant/e në Njësinë e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes së Rrjetit
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Njësinë e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes së Rrjetit
Kush jemi ne?
TË RINJ
- 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
- 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
- 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
- Programi i Mirëqenies së punetoreve;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyrja dhe restaurimi i nivelit të parë të elementeve të rrjetit duke kryer monitorim të rrjetit, ofruar restaurim fillestar dhe mirëmbajtje parandaluese për nyjet e elementeve të rrjetit sipas procedurave të Qendrës së Operacioneve të Rrjetit (NOC);
- Menaxhimi i nyjeve të elementeve të rrjetit dhe funksionalitetit duke marrë pjesë në aktivitete të lidhura me menaxhimin dhe operacionin e nyjeve të elementeve të rrjetit, duke siguruar funksionalitet të qetë dhe restaurimin e shërbimit në të gjitha teknologjitë dhe sistemet
- Asistimi në zgjidhjen e defekteve dhe menaxhimi i biletave duke bashkëpunuar në zgjidhjen e biletave të defekteve, përshkallëzuar rastet komplekse sipas nevojës dhe respektuar politikat dhe procedurat e brendshme
- Mbështetja e shërbimit të rrjetit 24/7 duke siguruar mbikëqyrje të vazhdueshme, restaurim dhe mirëmbajtje për të përmbushur kërkesat e IPKO-së në një mënyrë të efektshme nga ana e kostos
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
- Student/e në nivelin bachelor ose master, ose i sapodiplomuar në fushën e Inxhinierise ose ngjashëm.
- Njohuri bazë për: Topologjitë e rrjetit, elementet e rrjetit, protokollet e rrjetit, platformat TIK, protokollet, programim.
- Njohur rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze.
- Aftësi për të punuar me ndërrime
- Aftësi të forta analitike.
- Aftësia për të marrë vendime të shëndosha duke përdorur informacionin e disponueshëm duke ruajtur konfidencialitetin.
- Aftësi për të komunikuar me punonjës dhe kontakte të ndryshme biznesi në mënyrë profesionale dhe të sjellshme.
- Aftësia për t’i kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
- Aftësi për të punuar nën presion.
- Aftësi për të punuar në ekip.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë
Lokacioni: Prishtinë, IPKO Zone Industriale
Afati fundit per aplikim: 25.05.2025