Praktikant/e në Njësinë e Logjistikës
Data e publikimit
16-05-2025
Data e perfundimit
25-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Praktikant/e në Njësinë e Logjistikës
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Njësine e Logjistikës
Kush jemi ne?
TË RINJ
- 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
- 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
- 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren; punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Programi i mirëqenies së punonjësve;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
- Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Çfarë presim nga ju?
I raporton Menaxherit të Ekipit dhe do t’i ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
- Sortimi i pajisjeve (CPE) qe kthehen nga dyqanet dhe nga kontraktoret;
- Sortimi i aksesoreve per pajisjet (CPE) qe kthehen nga dyqanet dhe nga kontraktoret;
- Numrimi dhe regjistrimi i pajisjeve dhe aksesoreve (CPE);
- Pastrimi dhe polirimi i pajisjeve te cilat e kane kalu testiimin;
- Kryen te gjitha detyrat e tjera qe percaktohen nga menaxheri ne kuader te fushes se pergjegjesise.
Çka ju nevojitet?
- Student/e në Fushën e Teknike, Mekanike, apo ngjashëm;
- Praktikë ose eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
- Aftësi të mira komunikimi;
- Aftësi të mira të koordinimit dhe të organizimit.
- Aftësi në punë ekipore.
- Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm;
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë, IPKO Zonë Industriale
Afati i fundit për aplikim: 25.05.2025