Praktikant/e në Mardhëniet me Publikun
Data e publikimit
07-06-2024
Data e perfundimit
11-08-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Mardhëniet me Publikun
Kush jemi ne?
TË RINJ
- 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
- 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
- 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
- Programi i mirëqenies së punonjësve;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgaditja e njoftimeve ose komunikatave për shtyp për mediat dhe publikun;
- Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes së mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin dhe angazhimin e publikut;
- Përgaditja e lajmeve të mengjesit për shpërndarje të brendshme dhe të jashtme;
- Komunikimi me median për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie të forta me gazetarët dhe organizatat mediatike;
- Ndihmon në planifikimin dhe ekzekutimin e eventeve për të promovuar imazhin dhe aktivitetet e organizatës;
- Monitorimi i mbulimit mediatik për të vlerësuar ndikimin e komunikimit dhe ndihmën në zhvillimin e strategjisë së ardhshme.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
- Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare;
- Përvojë ose edukim në komunikim, PR ose një fushë të ngjashme;
- Aftësitë e mira të shkruarit në shqip dhe anglisht janë thelbësore;
- Njohja e gjuhëve të tjera përbën përpares;
- Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim
- Njohuri për menaxhimin e rrjeteve sociale;
- Kreativitet dhe vëmendje në detaje
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë
Afati fundit per aplikim: 14.06.2024
Lokacioni: Prishtine, IPKO Zone Industriale