www.ofertapune.net Praktikant/e në Help Desk | PunaIme

Praktikant/e në Help Desk

Kompania

Ipko

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-05-2025

Data e perfundimit

25-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Praktikant/e në Help Desk

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në Help Desk

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne? 

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Instalon dhe konfiguron PC-të, punon në bartjen e të dhënave nga kompjuterët e vjetër tek të rinjtë.
  • Ofron mbështetje teknike, diagnozim dhe këshillim përmes telefonit, e-mailit ose në ueb faqe për klientët e brendshëm.
  • Mirëmban një regjistër për çdo problem të vërejtur në softuer ose harduer.
  • Menaxhon vlerësimin e inventarit, dokumentacionin dhe procedurat e tjera në Helpdesk.
  • Kryen çdo detyrë/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë, njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi
  • Njohuri shumë të mirë të SO dhe aplikacioneve Microsoft, të LAN, Wi-Fi;
  • Kupton instalimin/konfigurimin e harduerëve dhe softuerëve në kompjuter;
  • Ka shkathtësi në rrjetëzimin TCP/IP; Antivirus, dhe mjete për qasje nga distanca (Remote Access Tools)

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë

Afati fundit per aplikim: 25.05.2025

Lokacioni: Prishtinë, IPKO Zone Industriale