www.ofertapune.net Praktikant/e - Krijues/e i/e Përmbajtjes së Ueb-it dhe Media Sociale | PunaIme

Praktikant/e – Krijues/e i/e Përmbajtjes së Ueb-it dhe Media Sociale

Kompania

CACTTUS Education

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-05-2024

Data e perfundimit

13-07-2024

Lloji i orarit

Intern

Titulli i vendit të punës: Praktikant/e Krijues/e i/e përmbajtjes se ueb-it dhe media sociale

Vendi i punës:                  CACTTUS Education – Prishtinë ose/dhe Prizren

Kohëzgjatja:                     3-6  muaj, me mundësi vazhdimi

Funksioni:

Është person përgjegjës për zhvillimin, menaxhimin dhe publikimin e përmbajtjeve në ueb faqe zyrtare të kompanisë dhe platformat dixhitale të ndryshme. Krijuesi i përmbajtjes së ueb-it dhe mediave sociale siguron që  përmbajtja e krijuar të jetë me cilësi, të ketë ndikim në audiencën e synuar si dhe të jetë në harmoni me vizionin e kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Krijon një gam të gjerë përmbajtjeje të arikujtve që përputhen me qëllimet e kompanisë.
  • Shkrimi, rishikimi, redaktimi dhe azhurimi i përmbajtjes për faqen e kompanisë, bloget, materialet e marketingut dhe platforma të ngjajshme.
  • Krijimi, planifikimi dhe publikimi i postimeve në media sociale.
  • Zhvillon dhe ekzekuton strategjinë e përmbajtjeve që përfshijnë postimet në media socilale për të siguruar publikimin e qëndreshëm dhe në kohë të përmbajtjes.
  • Monitoron dhe siguon që trajtohen të gjitha pyetjet dhe kërkesat e audiences në rrjete sociale.
  • Detyra tjera të caktuara Menaxheri i Drejtpërdrejtë

 Kualifikimet dhe kompetencat e domosdoshme:

  • Absolvent/e apo i/e diplomuar në degën e marketingut, komunikimit ose të ngjajshme.
  • Përvojë e mëparshme në krijimin e përmbatjes, menaxhimin e media sociale ose marketingun dixhital.
  • Kandidat/i duhet të ketë kreativitet për të zhvilluar ide tërheqëse dhe inovative për përmbajtjen.
  • Përvojë në sistemet e menaxhimit të përmbajtjes, WordPress është përparsi,
  • Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze të shkruar dhe të folur,
  • Njohje dhe përdorim efikas i teknologjisë informatike dhe sistemeve kompjuterike për të plotësuar kërkesat e vendit të punës;

Kandidati/ja duhet të ketë:

  • Aftësi të forta organizative dhe vetëmotivuese.
  • Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe redaktimi.
  • Aftësi për punë nën presion të kohës, në projekte dhe aktivitete paralele.
  • Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese

CV-të tuaja së bashku me letrën motivuese mund t’i dërgoni në adresën elektronike në [email protected] duke e vendosur në ‘subject line’ emrin e pozitës ‘Praktikant/e- Krijues/e i/e përmbajtjes se ueb-it dhe media sociale, jo më larg se 31.05.2024. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.