www.ofertapune.net Praktikant/e i/e Marketingut Digjital | PunaIme

Praktikant/e i/e Marketingut Digjital

Kompania

Ipko

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-06-2024

Data e perfundimit

20-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e i/e Marketingut Dixhital

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne? 

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Programi i mirëqenies së punonjësve; 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmë në krijimin e përmbajtjes për platforma të ndryshme dixhitale për të përmirësuar praninë tonë online dhe për të rritur angazhimin e përdoruesve;
  • Analizimi i performancës së fushatave dixhitale duke përdorur mjete analitike dhe raportimi mbi efektivitetin e tyre.
  • Menaxhimi dhe monitorimi i llogarive të mediave sociale për të siguruar një angazhim të vazhdueshëm dhe për të ndërtuar një komunitet të fortë online;
  • Identifikimi i trendeve të reja në mediat sociale dhe marketingun dixhital për të zbatuar strategji të reja dhe të përmirësuara.
  • Asistimi në përgatitjen dhe zbatimin e strategjive të marketingut dixhital për të përmirësuar praninë dhe imazhin e markës në internet.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare;
  • Njohuri themelore në marketingun dixhital;
  • Përvojë ose edukim në marketing, menaxhim të mediave sociale ose një fushë të ngjashme;
  • Njohuri për platformat e mediave sociale dhe trendet aktuale;
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim;
  • Njohuri për menaxhimin e rrjeteve sociale;
  • Aftësi në përdorimin e mjeteve analitike
  • Kreativitet dhe vëmendje në detaje

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë

Afati fundit per aplikim:  14.06.2024

Lokacioni: Prishtine, IPKO Zone Industriale