Praktikant/e (Financa/Kontabilitet)
Data e publikimit
25-11-2022
Data e perfundimit
31-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
“BRING DEDICATION. MEET POSSIBILITIES”
Praktikant/e me mundësi punësimi – Financa dhe Kontabilitet
Pse duhet ti bashkoheni Ekipit tonë?
JYSK është kompani ndërkombëtare me mbi 3200 dyqane në 48 vende të botës. JYSK-u ofron mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik, mundësi për zhvillim dhe bashkëpunim prandaj duam njerëz me ide të mahnitshme, motivues/e, bashkëpunues/e dhe njerëz që duan të buzëqeshin. Kjo pozitë kërkon përgatitje profesionale, aftësi analitike dhe strukturore. Ne jemi duke kërkuar një person që merr inciativë, një koleg/e i/e mirë dhe një lojtar/e i /e ekipit të JYSK-ut me një mendim pozitiv.
Pozita ka këto fusha kyçe të njohjes së punëve:
- Mbështetje e ekipit të departamentit të Financave dhe Kontabilitetit gjatë kryerjes së punëve të tyre;
- Futja e të dhënave në programin kontabël në baza ditore;
- Arkivimi, sistemimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit kontabël;
- Trajtimi i informacionit të ndjeshëm ose konfidencial me ndershmëri dhe integritet;
- Menaxhim i mirë i kohës dhe fokus në zgjidhjen e problemeve;
- Zbatimi i detyrave të tjera sipas nevojës brenda departamentit të Financave dhe Kontabilitetit.
Kualifikimet që kërkohen:
- Diploma Bachelor (Financa dhe Kontabilitet);
- Njohja e gjuhës angleze;
- Çertifikim – Teknik i Kontabilitetit – e preferuar, por nuk është e detyrueshme;
- Njohuri të paketës Microsoft Office me theks të veçant në Excel;
- Aftësi të mira analitike dhe të komunikimit;
- Të jeni një “Teamplayer” i vërtetë;
Çka ofrojmë:
- Zhvillimin dhe avancimin e njohurive tuaja për Financa dhe Kontabilitet;
- Ambient dinamik të punës;
- Sfida të vazhdueshme në zhvillimin tuaj profesional;
- Praktikë me pagesë;
Praktika do të zgjat tre muaj ndërsa në fund të kësaj periudhe do të bëhet vlerësimi për vazhdimin e marrdhënies të rregullt në punë.
Mendon se je i/e duhuri/a për këtë pozitë?
Dërgo CV të plotë me fotografi dhe dokumente të tjera relevante në [email protected] deri më 02/12/2022 me subjekt: “Aplikoj për Praktikant/e me mundësi punësimi – Financa dhe Kontabilitet”
Apliko këtu