www.ofertapune.net Praktikant/e –Dizajner/e Grafik/e | PunaIme

Praktikant/e –Dizajner/e Grafik/e

Kompania

CACTTUS Education

Lokacioni

Prishtinë , Prizren

Data e publikimit

27-05-2024

Data e perfundimit

28-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Titulli i vendit të punës:   Praktikant/e –Dizajner/e grafik/e

Vendi i punës: CACTTUS Education – Prishtinë ose/dhe Prizren

Kohëzgjatja: 3-6 muaj, me mundësi vazhdimi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Përgatitë dhe dizajnon imazhe për postim në media sociale dhe blog; 
  2. Krijon verzione të ndryshme të dizajneve dhe logove; 
  3. Rekomandon, dizajnon, siguron përputhshmërinë e brendit, paletës së ngjyrave, planit dhe udhëzimeve të stilit;
  4. Bërja e fotografive dokumentuese/promovuese të eventeve, trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme (si dhe editimi dhe promovimi i tyre në rrjete sociale).
  5. Punon përsëafërmi me Menaxherin/en e Marketingut për të dizajnuar materialet e marketingut dhe asiston me konceptet kreative.
  6. Asisitim në përditësimin e listave me kontakte në Mailchimp, krijimi i përmbajtjes për email newsletter, si dhe dizajnimi dhe dërgimi i newsletters tek kontaktet në lista.
  7. Nxjerr statistikat të ndryshme lidhur me interesimin për kampanja të caktuara.
  8. Internet research- Performimi i hulumtimeve të ndryshme në internet për gjetje të informative relevante të kërkuara nga menaxheri i marketingut.
  9. Pjesëmarrje në evente të ndryshme ku përfaqësohet/është pjesëmarrës shkolla (dhe asistim në përgatitjen e materialeve të nevojshme që nevoiten në atë event si: banera, broshura, fletushka, fletore, programe studimi apo materiale të tjera të nevojshme gjatë eventit. Dokumentim i eventit përmes fotografive). 
  10. Asistim në postimin e artikujve në uebfaqe. (përditësimi i blog-ut të uebfaqes, dhe popullimi me artikuj të ndryshëm informues, promovues e edukativë, përfshirë këtu edhe artikuj për vizita, oferta, pjesëmarrje në evente të ndryshme, promovim të ndonjë programi, storje suksesi për studentë etj).
  11.  
  12. Detyra tjera të caktuara Menaxheri i Drejtpërdrejt

 

 Kualifikimet dhe kompetencat e domosdoshme:

  1. Kandidatët preferohet të kenë shkollim relevant profesional ose diplomë universitare në fushën e dizajnit grafik. Certifikatat dhe trajnimet industriale dhe profesionale janë të mirëseardhura.
  2. Të ketë njohuri dhe aftësi në përdorimin e aplikacioneve softuerike të zakonshëm të dizajnit grafik, si Adobe Photoshop, Illustrator, dhe InDesign; Corel Draw. Canva etj.
  3. Të ketë aftësi për të menduar kreativisht dhe për të krijuar dizajne të reja 
  4. Të ketë njohuri të mirë të gjuhës Shqipe dhe Angleze (në shkrim dhe në të folur)
  5. Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale.

Kandidati/ja duhet të ketë:

  1. Aftësi të shkëlqyera organizative dhe vetëmotivuese.
  2. Aftësi për punë nën presion të kohës, në projekte dhe aktivitete paralele.
  3. Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese,

CV-të tuaja së bashku me letrën motivuese mund t’i dërgoni në adresën elektronike në [email protected] duke e vendosur në ‘subject line’ emrin e pozitës ‘Praktikant/e –Dizajner/e grafik/e ‘’ jo më larg se 31.05.2024  . Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.