www.ofertapune.net Praktikant/e | PunaIme

Praktikant/e

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02-03-2023

Data e perfundimit

30-10-2023

Lloji i orarit

Intern

Kategoritë

Administratë

KosInvest hap konkurs pune për

Praktikant/e me mundësi punësimi në pozitën Recepsionist/e – Asistent/e e Zyrës Qendrore

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhuar në Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvillimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ofrimi i shërbimeve të shkëlqyeshme ndaj klientit dhe palëve.
  • Asistent/e e Zyrës përshëndet të gjithë klientët/vizitorët e KosIvest dhe i drejtojn ata tek personi përgjegjës.
  • Koordinon vizitat e klientëve dhe të ftuarve në zyrën qendrore.
  • Menaxhon thirrjet telefonike dhe informon personat përkatës për thirrjet telefonike.
  • Komunikimi me klientët dhe palët e tjera të ndërlidhura.

Përgjegjësitë administrative:

  • Asiston menaxherin përkatës të zyrës për listën e blerjeve për të gjitha zyrat.
  • Analizon dhe dorëzon për pagesë në kohën e duhur të gjitha faturat e KosInvest.
  • Krijon raporte mujore sipas kërkesës të menaxherit përkatës.
  • Kryen detyra të tjera sipas nevojës, si fotokopjimi i dokumenteve, skanimi, etj., për KosInvest.
  • Informon menjëherë stafin e Zyrës Qendrore në rast të ndonjë emergjence si zjarr, përmbytje apo ndonjë fatkeqësi tjetër të mundshme natyrore.
  • Merr pjesë në trajnimet, takimet, ngjarjet e KosInvest.
  • Informohet plotësisht për të gjithë manualet, politikat dhe procedurat e KosInvest.
  • Çdo detyrë tjetër e kërkuar nga Menaxheri përkatës.

Kandidati për pozitën Recepsionist/e – Asistent/e e Zyrës duhet të plotësoj kriteret:

  • Kërkohet Fakulteti i Administratë, Ekonomisë ose të tjera relevante.
  • Aftësi shumë të mira në të shkruar dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohet edhe në gjuhën serbe ose angleze.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi në të folur dhe në të shkruar.
  • Aftësi shumë të mira organizative.
  • I/e motivuar për punë.
  • Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected]
Kujdes: Shëno rajonin përkatës dhe pozitën në CV dhe subjekt të emailit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është: 08.03.2023