www.ofertapune.net Praktikant/e | PunaIme

Praktikant/e

Kompania

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02-07-2024

Data e perfundimit

27-09-2024

Lloji i orarit

Intern

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare shpall konkurs për Praktikant/e
(orar fleksibil, praktikë me pagesë, kontrata 3- 6 muaj)
Fillimi i praktikës: 01/08/2024

KUSH JEMI NE?

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) është organizatë që fokusin kryesor e ka tek anëtarët dhe është e përkushtuar për të fuqizuar më shumë lidhjet bilaterale ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. OEGJK është themeluar me iniciativë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, dhe aktualisht përfaqëson mbi 200 kompani anëtare, të cilat në total punësojnë mbi 40 000 punonjës. Oda këshillon, përkrah dhe përfaqëson kompanitë gjermane në Kosovë që kërkojnë të investojnë, zhvillohen ose të zgjerojnë aktivitetin e tyre biznesor. Gjithashtu, përkrah dhe këshillon kompanitë kosovare, të cilat tregtojnë me Gjermaninë, përmes një game të gjerë të shërbimeve duke iu krijuar mundësi për rrjetëzim dhe të bërit biznes në të dyja vendet. Meqënëse OEGJK është në zemër të komunitetit të biznesit gjerman në Kosovë, ne si organizatë luajmë një rol aktiv në përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes për kompanitë anëtare, duke siguruar një zë të respektuar për anëtarët tanë.

ÇFARË DO TË BËNI ÇDO DITË:

  • Ndihmon në përpilimin e raporteve sipas projekteve të OEGJK-së.
  • Ndihmon stafin në organizimin e eventeve.
  • Ndihmon stafin në hulumtimin e temave që janë relevante për punën avokuese të OEGJK-së .
  • Ndihmon stafin në shkrimin dhe përgatitjen e teksteve për buletin dhe për rrjetet sociale. 
  • Punë të tjera administrative.

ÇFARË TË BËN TY NJË SUPER KANDIDAT/E?

  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze. Njohja e gjuhës gjermane konsiderohet përparësi.
  • Jeni student apo keni përfunduar studimet në degët Ekonomiks, Administrim Biznesi, Financë, Dizajn grafik, Germanistikës, Gazetari dhe Komunikim. 
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore.
  • Aftësi hulutmuese dhe aftësi për të shkruar tekste dhe raporte.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të MS-Office, MS-Excel, MS-PowerPoint. 

ÇFARË OFROJMË NE:

  • Praktikë 3-6 muaj, me pagesë të rregullt mujore.
  • Mentorim.
  • Ambient atraktiv dhe modern i punës, në qendër të Prishtinës.
  • Orar fleksibil të punës.

Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë, luteni ta dërgoni një CV përmes Butonit “Apliko Këtu” deri më 14/07/2024.
Aplikacionet pranohen vetëm në formë elektronike!
Ju lusim të mos e kontaktoni OEGJK-në për informacione ose pyetje paraprake para se të kontaktoheni! Vetëm kandidatët që janë në rreth të ngushtë do të kontaktohen.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?