www.ofertapune.net Postier, Depoist, Kontrollues | PunaIme

Postier, Depoist, Kontrollues

Kompania

N'post

Data e publikimit

30-09-2024

Data e perfundimit

24-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Konkurs për rritje të stafit në disa pozita: POSTIER; DEPOIST; KONTROLLUES

POSTIER:

MALIVESHË/RAHOVEC(1), FUSHË KOSOVË(1), PRISHTINË (4)

Përshkrimi i vendit të punës:

Ju do të punoni si postier në shpërndarje të dërgesave postare, pako, kartela bankare.

Përveç pagës bazë si dhe kompenzimit për cdo dërgese të suksesshme ne gjithashtu ofrojmë edhe bonuse bazuar në nivelin e dërgesave që dorëzoni si dhe e cmojmë lojalitetin ndaj kompanisë duke rritur pagën baze çdo vit. Në NPOST do të punoni në shpërndarje të dërgesave të kompanive më me renome në botë si dhe bankave më të mëdha në Kosovë duke ofruar stabilitet dhe punë afatgjatë.

Gjatë punës fillestare do të kaloni në një proces trajnimi 2 ditor mbi komunikimin me klientët, përdorimin e aplikacionit të posteriëve, rritjen e efikasitetit si dhe si të bëheni postier i suksesshëm.

Përfitimet:

  • Veturën per pune të cilën e përdor për vajtje-ardhje në depo  
  • Pagë të volitshme 
  • Bonus në cdo porosi 
  • Orar i regullt i punës 
  • Rritje page cdo vit duke vlerësuar lojalitetin ndaj kompanisë 
  • Numër të bollshëm të dergesave 
  • Teknologji e avancuar duke mundësuar lehtësi në punë

Kërkesat për kanditatët:

  1. Posedim i patent shoferit (preferohët minimum dy vite)
  2. Të jetë banor i rajonit për të cilin aplikon
  3. Përparsi kanë postierat me përvoje pune paraprake
  4. Dëshmi mbi të kaluarën e pastër kriminale (nëse pranoheni në punë)

Mënyra për aplikim: https://nposta.com/apliko-per-pune/ , ose direkt në emailin: [email protected]  duke shënuar rajonin për të cilin aplikoni në Subject dhe duke dërguar një CV.

 

DEPOIST:

PRISHTINË HQ (1)

Përshkrimi i vendit të punës:

Përgjegjësitë:

Pranimi dhe Kontrolli i Mallrave

  • Pranimi dhe regjistrimi i mallrave të ardhura në depo.
  • Kontrolli i sasisë dhe cilësisë së mallrave sipas dokumentacionit.
  • Vendosja e etiketave dhe kodimit të mallrave për identifikim të lehtë.

Mbajtja e Inventarit

  • Menaxhimi i inventarit të depo-së për të siguruar që të gjitha mallrat të jenë të ndjekura dhe të regjistruara saktësisht.
  • Regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të mallrave nga depoja.
  • Blerja dhe ruajtja e materialeve dhe paisjeve të nevojshme për funksionimin e depo-së.

Organizimi i Depo-së

  • Vendosja e mallrave në mënyrë të rregullt dhe të organizuar në raftet dhe zonat e depo-së.
  • Sigurimi i një hapësire efikase dhe të sigurtë për lëvizjen e mallrave dhe punën e stafit të depo-së.
  • Ruajtja e mallrave të ndjekura me kujdes për të parandaluar dëmtimin ose humbjen e tyre.

Përgatitja dhe Dërgimi i Porosive

  • Përgatitja e porosive për dërgesat e klientëve sipas udhëzimeve dhe standardeve të kompanisë postare.
  • Etiketimi dhe paketimi i saktë i dërgesave për të siguruar mbrojtjen dhe integritetin e mallrave.
  • Dërgimi i dërgesave me kujdes dhe saktësi në mënyrë që të arrinë destinacionin e duhur brenda afateve të caktuara.

Menaxhimi i Returit (ritrajtimit) dhe Kthimit të Mallrave

  • Pranimi dhe menaxhimi i mallrave të kthyer nga klientët ose dërgesat e kthyera.
  • Kontrollimi i kushteve të mallrave të kthyer dhe vendosja e tyre në procesin e rimbushjes ose rivendosjes në inventar.

Siguria dhe Rregullat e Depo-së

  • Respektimi dhe zbatim i rregullave të sigurisë në depo për të parandaluar aksidentet dhe dëmet materiale.
  • Përdorimi i pajisjeve të sigurisë si kasketa mbrojtëse, doreza etj., kur është e nevojshme.

Përfitimet:

  • Pagë të volitshme 
  • Orar i regullt i punës 
  • Rritje page cdo vit duke vlerësuar lojalitetin ndaj kompanisë 
  • Teknologji e avancuar duke mundësuar lehtësi në punë

Kërkesat për kanditatët:

  1. Posedim i patent shoferit (preferohët minimum dy vite)
  2. Të jetë banor i rajonit të Prishtinës
  3. Përparsi kanë depoistët me përvoje pune paraprake
  4. Dëshmi mbi të kaluarën e pastër kriminale (nëse pranoheni në punë)

Mënyra për aplikim: https://nposta.com/apliko-per-pune/ , ose direkt në emailin: [email protected]  duke shënuar rajonin për të cilin aplikoni në Subject dhe duke dërguar një CV.

 

KONTROLLUES:

PRISHTINË HQ (1)

Përshkrimi i punës:

Ne po kërkojmë Kontrollues të orientuar drejt detajeve për të mbikëqyrur dhe optimizuar efikasitetin operacional të shërbimeve tona postare dhe logjistikës. Kandidati ideal do të sigurojë raporte dhe të ndihmojë në funksionimin e qetë të operacioneve të përditshme, do të sigurojë parametrat e performancës, gjeneroj analiza të ndryshme sipas nevojave menaxheriale dhe do të nxisë përmirësimet e procesit duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat rregullatore të kompanisë. Më detajisht:

  1. Mbikëqyrja Operative: Monitoroni operacionet e përditshme të shërbimeve postare dhe logjistike, duke siguruar shpërndarjen në kohë dhe shërbimin me cilësi të lartë ndaj klientit.
  2. Matjet e performancës: Ndihmoni në matjen e performancës duke siguruar parametrat përmes mbikqyrjes së përditshme të operacioneve në kompani dhe të gjeneroni analiza të ndryshme sipas kërkesave të menaxhmentit.
  3. Përmirësimi i procesit: Identifikoni mundësitë për përmirësime të procesit dhe zbatoni praktikat më të mira për të rritur produktivitetin dhe për të ulur kostot.
  4. Pajtueshmëria dhe siguria: Siguroni pajtueshmërinë me të gjitha kërkesat rregullatore dhe standardet e sigurisë në operacionet postare dhe logjistike.
  5. Raportimi: Përgatitni dhe prezantoni raporte të rregullta operative tek menaxhmenti, duke theksuar tendencat e performancës dhe fushat për përmirësim.
  6. Bashkëpunimi ndërmjet departamenteve: Punoni ngushtë me departamente të tjera (p.sh., IT, Shërbimi ndaj Klientit, Shitjet) për të siguruar funksionim dhe komunikim pa probleme.

Kërkesat për kandidatët:

  1. Diploma e shkollës së mesme. Një diplomë bachelor është një plus.
  2. Përvoja paraprake në pozitë të ngjashme është përparësi.
  3. Aftësi analitike: Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve me vëmendje të madhe ndaj detajeve.
  4. Aftësi teknike: Aftësi në absorbimin e shpejtë të softuerit të kompanisë dhe Microsoft Office Suite (Excel, PowerPoint, Word).
  5. Komunikimi: Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe të shkruara, me aftësi për të angazhuar palët e interesuara në të gjitha nivelet.
  6. Dëshmi mbi të kaluarën e pastër kriminale (nëse pranoheni në punë)

Përfitimet:

  1. Paga konkurruese dhe bonuse të bazuara në performancë
  2. Rritje të pagës çdo vit duke vlerësuar lojalitetin ndaj kompanisë
  3. Mundësia të punoni me teknologji të avancuar
  4. Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional

Mënyra për aplikim: https://nposta.com/apliko-per-pune/ , ose direkt në emailin: [email protected]  duke shënuar rajonin për të cilin aplikoni në Subject dhe duke dërguar një CV.