www.ofertapune.net PORTFOLIO MANAGER (2), COSTUMER CARE (2), BASHKPUNËTOR NË MAGAZINË (2), SHPËRNDARËS NË TERREN (20), SIGURIM I BRENDSHËM (3) | PunaIme

PORTFOLIO MANAGER (2), COSTUMER CARE (2), BASHKPUNËTOR NË MAGAZINË (2), SHPËRNDARËS NË TERREN (20), SIGURIM I BRENDSHËM (3)

Kompania

PRO DEL

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

17/07/2020

Data e perfundimit

30-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

PRO DEL është produkt i një dëshire dhe pasioni për të bërë diçka të avancuar në sektorin e logjistikës, me fokus në menaxhimin e të gjitha proceseve logjistike, të nevojshme për funksionim dhe rritje të një kompanie!

Pro Del, bashkë me partnerët e saj Slloven,  ofron gamë komplete për shërbimet e logjistikës: si

Magazinim të dedikuar me kosto të përballueshme, Ripaketim të dërgesave, Shpërndarje SUPER të shpejtë dhe Shërbime të Importit dhe Eksportit

Ne po i fillojmë aktivitetet tona në Kosovë, andaj, nëse jeni energjik/e, vizionar/e dhe arritjen e suksesit e keni pjesë të personalitetit, jeni të ftuar që të aplikoni për të na u bashkangjitur në ekipin tonë! Pozitat aktuale të hapura janë:

  1. PORTFOLIO MANAGER – 2 pozita
  2. COSTUMER CARE– 2 pozita
  3. BASHKPUNËTOR NË MAGAZINË– 2 pozita
  4. SHPËRNDARËS NË TERREN – 20 pozita
  5. SIGURIM I BRENDSHËM– 3 pozita

  1. PORTFOLIO MANAGER

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Implementimi I planit të shitjes të kompanisë
  • Ndërtimi dhe zhvillimi I marrëdhënieve me klientë
  • Mbarëvajtja e procesit të shitjes
  • Kujdes i ngushtë ndaj klientëve në portfolio
  • Pjesëmarrje aktive në zhvillimin e vazhdueshëm të strategjisë së shitjes
  • Propozimi i ideve të reja, me qëllim të rritjes së kompanisë

Profili i dëshiruar:

Edukim shkollor: Bachelor. Përparësi kanë kandidatët që janë të diplomuar në SCM (Supply Chain Management), Marketing ose Menaxhim biznesi

Përvoja e punës: Minimalisht 2 vite përvojë pune në industri të distribucionit, shitjes, marketingut ose logjistikës

Gjuhët: Njohja e gjuhës angleze e domosdoshme. Njohja e gjuhëve tjera, është aset.

Aftësitë Menaxhuese: Të jeni të orientuar në frymën e rezultateve, të jeni të gatshëm të punoni nën presion të punës, të keni etikë në punë dhe kompromisin e vetëm ta keni arritjen e objektivave.

Aftësitë Financiare: Të keni njohuri në ndërtimin dhe përshtatjen e kalkulimeve, për nevoja të efiqiencës, të keni njohuri bazike të pasqyrave krysore financiare, të keni njohuri të procedurave tatimore dhe ligjore të republikës së Kosovës.

Aftësitë tjera: Njohje e Aplikacionit Office, Google Maps, Google Search, Facebook, LinkedIn, etj

Aftësitë drejtuese: Të keni patent shoferi të kategorisë “B”

Çka ofrojmë ne:

  • Mundësi në zhvillim të karrierës
  • Pako financiare atraktive: Pagë + Bonus në rezultate
  • Automjet në shrytëzim 24h
  • Pako të mjeteve për komunikim

  1. COSTUMER CARE

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kujdes ditor dhe i ngushtë ndaj klientëve
  • Pranimi i thirrjeve nga palët e jashtme
  • Administrim të dokumentacionit
  • Asistencë në proceset financiare të brendshme

Profili i dëshiruar:

Edukim shkollor: Bachelor të përfunduar ose në përfundim e sipër. Përparësi kanë kandidatët që janë  të orientuar në drejtimet: Marketing, Menaxhim biznesi ose Financa.

Përvoja e punës: Minimalisht 2 vite përvojë pune në administrim të zyrës, financa ose Call Center

Gjuhët: Njohja e gjuhës angleze është përparësi

Aftësitë Menaxhuese: Të jeni të orientuar në frymën e rezultateve, të jeni të gatshëm të punoni nën presion të punës, të keni etikë në punë dhe kompromisin e vetëm ta keni arritjen e objektivave.

Aftësitë Financiare: Të keni njohuri bazike në ndërtimin dhe përshtatjen e kalkulimeve,

Aftësitë tjera: Njohje e Aplikacionit Office, Google Maps, Google Search, Facebook, LinkedIn, etj

Aftësitë drejtuese: E preferueshme të keni patent shoferi të kategorisë “B”

Çka ofrojmë ne:

  • Mundësi në zhvillim të karrierës
  • Pako financiare atraktive: Pagë + Bonus në rezultate
  • Pako të mjeteve për komunikim
  • Hapsirë pune me standarde të larta

  1. BASHKPUNËTOR NË MAGAZINË

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitja e dërgesave
  • Pranimi i mallit nga klientët
  • Paketimi i porosive dhe dërgesave
  • Mirëmbajtja e magazinës

Profili i dëshiruar:

Edukim shkollor: Shkolla e mesme

Përvoja e punës: Minimalisht një vit pune në industri të Distribucionit, Magazinë,

Aftësitë Operative: Të jeni të orientuar në frymën e rezultateve, të jeni të gatshëm të punoni nën presion të punës, të keni etikë në punë dhe kompromisin e vetëm vetëm ta keni arritjen e objektivave.

Aftësitë tjera:  Njohje e Aplikacionit Office

Aftësitë drejtuese: Të keni patent shoferi të kategorisë “B”

Çka ofrojmë ne:

  • Mundësi në zhvillim të karrierës
  • Pako financiare atraktive: Pagë atraktive
  • Pako të mjeteve për komunikim
  • Hapsirë pune me standarde të larta

  1. SHPËRNDARËS NË TERREN

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbledhje dhe shpërndarje të dërgesave
  • Inkasim i mjeteve financiare nga klientët
  • Përgatitje të dërgesave për klientët

Profili i dëshiruar:

Edukim shkollor: Shkolla e mesme

Përvoja e punës: Minimalisht 1 vit pune në industri të Distribucionit ose të shërbimeve postare

Gjuhët: Njohja e gjuhës angleze e preferueshme

Aftësitë Administrative: Të jeni të orientuar në frymën e rezultateve, të jeni të gatshëm të punoni nën presion të punës, të keni etikë në punë dhe kompromisin e vetëm vetëm ta keni arritjen e objektivave.

Aftësitë logjistike: Njohja e teriotrit të Kosovës (qytetet, qytezat dhe fshatërat)

Aftësitë Financiare: Të keni njohuri bazike në kalkulime të pagesave

Aftësitë tjera: Njohje e Aplikacionit Office, Aplikacionit Android, Google Maps, Njohja e principeve të punës të terminaleve të bankave për pagesa POS

Aftësitë drejtuese: Të keni patent shoferi të kategorisë “B”

Çka ofrojmë ne:

  • Mundësi në zhvillim të karrierës
  • Pako financiare atraktive: Pagë + Bonus në rezultate
  • Pako të mjeteve për komunikim

  1. SIGURIM I BRENDSHËM

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Sigurimi I objektit dhe aseteve të kompanisë
  • Monitorim i kamerave të sigurisë
  • Monitorim i hyrje daljeve në objekt
  • Asistencë në depo
  • Mirëmbajtje të hapsirave të objektit (brenda dhe jashtë)

Profili i dëshiruar:

Edukim shkollor: Shkolla e mesme

Përvoja e punës: Minimalisht 1 vit pune në sigurim të objekteve ose në magazinë

Aftësitë Administrative: Të jeni vigjilent, i pa përtueshëm dhe aktiv 100% në kryerjen e punës. Të keni njohuri në fushën e sigurisë

Aftësitë tjera: Njohje e Aplikacionit Office, Aplikacionit Android, Google Maps, Njohja e principeve të punës të terminaleve të bankave për pagesa POS

Aftësitë drejtuese: E preferueshme të keni patent shoferi të kategorisë “B”

SI TË APLIKONI?

Aplikimi bëhet duke dërguar CV, letër motivuese (e preferueshme) në email adresën [email protected], deri me datën 30.07.2020, në orën 23:59. Në takim njoftues do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Nëse përzjgedheni, duhet ti keni në dispoziocion certifikatën që nuk jeni nën hetime, patent shoferin si dhe dëshmi që jeni shtetas i Kosovës.

KUJDES: Në subject të emailit, shkruani pozitën për të cilën po aplikoni, në të kundërtën kërkesa juaj nuk do të mirret parasysh!