www.ofertapune.net Përgjegjës Stoku në Financa | PunaIme

Përgjegjës Stoku në Financa

Kompania

Aztech Electronics

Lokacioni

Kastriot

Data e publikimit

25-03-2025

Data e perfundimit

24-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:

Për gjegjës Stoku në Financa

Lokacioni: Mazgit

Përgjegjës Stoku

  • Numërimi fizik i mallit: Kryerja e inventarizimeve/numrimeve të rregullta të stoqeve për të siguruar që gjendja fizike e mallit përputhet me atë në sistem.
  • Krahasimi i gjendjes fizike me atë në sistem: Identifikimi i mospërputhjeve ndërmjet gjendjes fizike dhe asaj të regjistruar, dhe marrja e masave korrigjuese.
  • Trajton problemet gjatë lëvizjeve të mallit: Identifikon parregullsitë që ndodhin gjatë transferimeve apo regjistrimeve të gabueshme të mallrave.
  • Bashkëpunon me departamentet përkatëse: Koordinimi me departamentet për trajtimin e problemeve gjatë procesit të numrimit të mallit.
  • Mbikëqyrja e Procesit të Pranimit dhe Dërgimit të Mallrave: Siguron që mallrat e pranuara dhe ato të dërguara të jenë përcjellë konform dokumentacionit.
  • Kontrollon që dokumentet shoqëruese (faturat, lëvizje, dokumentet e transportit, etj.) të jenë të plota dhe të sakta.
  • Ofron udhëzime dhe trajnim për stafin: Siguron që stafi të jetë i trajnuar dhe të ndjekë procedurat e sakta për regjistrimin dhe mirëmbajtjen e stokut.
  • Vlerëson proceset ekzistuese të menaxhimit të stokut: Propozon përmirësime për efikasitet më të lartë dhe harmonizimin e procedurave.
  • Kontrolle të rregullta të stokut: Monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes së stokut për të parandaluar mungesat ose tepricat.
  • Raportimi i diferencave: Përgatitja e raporteve mbi mospërputhjet e identifikuara dhe propozimi i masave për përmirësim.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë UniversitareEkonomi, Financa, Kontabilitet, apo fusha të ngjashme (Obligative).
  • Përvojë pune relevante – Minimum 1 vitë përvojë pune në menaxhimin e stokut, inventarit apo në pozita të ngjashme.
  • Leje e Vozitjes Kategoria B (Obligative) – Për shkak të vizitave në lokacione të ndryshme për numrime të mallit
  • Njohuri të mira rreth financave – Sidomos në lidhje me kontrollin e kartelave financiare të artikujve dhe regjistrimet në sistem.
  • Njohja e mirë e Pro-Data (Obligative) – Aftësi për të punuar dhe menaxhuar të dhënat e mallit përmes programit
  • Njohja e mirë e pakos Microsoft Office (Word, Excel, Outlook) – Për përgatitjen e raporteve dhe përditësimin e dokumentacionit.
  • Aftësi të mira në planifikim dhe organizim të punës – Për të garantuar saktësinë e të dhënave dhe koordinimin e proceseve.
  • Aftësi të mira në menaxhimin e kohës – Për të siguruar që detyrat e përditshme përfundohen me sukses brenda afateve të caktuara.
  • Fleksibilitet dhe aftësi të shpejta në zgjidhjen e problemeve – Sidomos për identifikimin dhe rregullimin e mospërputhjeve të stokut.

Çfarë ne Ofrojmë:

  • Pagë Konkuruese: Pagesë atraktive, në përputhje me përvojën dhe aftësitë e kandidatit.
  • Sigurim Shëndetësor: Sigurim shëndetësor gjatë periudhës së punësimit.
  • Transport i Siguruar: Sigurimi i transportit nga pikat grumbulluese deri në lokacionin e punës.
  • Shujtë Ditore: Ofrojmë shujtë ditore për punonjësit për të siguruar mirëqenien gjatë orarit të punës.
  • Mundësi për Zhvillim Profesional: Mundësi për trajnime, zhvillim të aftësive dhe avancim në karrierë.
  • Ambient Dinamik dhe Motivues: Punë në një ekip profesional që inkurajon angazhimin dhe zhvillimin personal.
  • Orari i Punës: Nga ora 08:00 deri në ora 16:00, nga e hëna deri të premten.

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në: puna@aztech-ks.com
  • Afati për aplikim deri me datë: 24.04.2025
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?