Përgjegjës për Shitje / Komercialist (2)
Data e publikimit
06-04-2025
Data e perfundimit
05-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
BASHKOHU ME WES GROUP!
WES Group është një kompani me reputacion ndërkombëtar, e specializuar në disa tregje globale dhe së fundmi ka zgjeruar aktivitetin edhe në tregun e produkteve FMCG në Kosovë.
Në kuadër të zgjerimit dhe zhvillimit të mëtejshëm, kompania po kërkon dy kandidatë të kualifikuar dhe ambiciozë për pozitën:
- Përgjegjës për Shitje / Komercialist (2 pozita)
Kualifikimet e kërkuara:
- Të kenë përfunduar shkollën e mesme ose të lartë (diploma universitare është përparësi);
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim;
- Patentë shoferi – kategoria B;
- Përvojë në shitjen e produkteve të higjienës dhe ushqimore;
- Njohuri të rrjetit dhe rrugëve tregtare në Kosovë;
- Aftësi të mira organizimi dhe menaxhimi të kohës;
- Aftësi për të punuar në kushte presioni dhe për të arritur objektivat.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Promovimi dhe shitja e produkteve të kompanisë (higjienë & ushqimore);
- Hartimi i analizave të tregut, konkurrencës dhe çmimeve;
- Prezantimi profesional i produkteve te klientët ekzistues dhe të rinj;
- Zhvillimi i strategjive për të zgjeruar bazën e klientëve;
- Respektimi i etikës së punës dhe kulturës së kompanisë;
- Përgatitja e raporteve të rregullta të shitjes dhe aktiviteteve javore.
Kushtet e punës:
- Orari: E hënë – E premte
(2 ditë pushim në javë)
Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” ose duke dërguar CV-në në emailin: [email protected]
Vetëm kandidatët që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.