Përgjegjës për Depo
Data e publikimit
04/06/2020
Data e perfundimit
15-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Kujtesa Net SH.P.K shpall konkurs për vend te lirë pune në pozitën:
Përgjegjës për Depo
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon, organizon dhe siguron efikasitetin e gjithë procesit të punës së Depos,
- Mban evidencë për të gjitha hyrjet dhe daljet e mallit nga depo,
- Pranimin dhe dorëzimin e porosive,
- Raporton tek menaxheri çdo ditë,
- Mban përgjegjësi për stokun që i ngarkohet,
- Zbaton të gjitha detyrat tjera që lidhen me Depo.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Kërkohen minimalisht 1 vit eksperiencë pune,
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office (Excel i domosdoshem),
- Të jetë i aftë të punojë nën presion dhe të jetë i gatshëm te punoj me orar fleksibil,
- Njohja e gjuhës angleze (e preferuar),
- Të ketë leje qarkullimi të kategorisë B.
Ftohen të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre bashkë me letër referencat në email: [email protected] nga 04.06.2020 deri më datë 15.06.2020. Vetëm kandidatët që do përzgjedhen në listën e ngushtë do kontaktohen.
Apliko këtu