www.ofertapune.net Përgjegjës i Kontabilitetit (Alb/Srb) | PunaIme

Përgjegjës i Kontabilitetit (Alb/Srb)

Kompania

Pallati i Rinisë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

20-12-2024

Data e perfundimit

03-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Në përputhje me dispozitat e Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Ligjit Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, Ligjit Nr. 05/L-078 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-019, në bazë të nenit 13 të Rregullores së marrëdhënies së punës nr. 1/1138 datë 14.11.2024, në bazë të Rregullores mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës nr. 1/1373, datë 22.11.2024 dhe në bazë të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ MFPT nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, dhe pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, Kryeshefja Ekzekutive e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë, me datën 20.12.2024, merr këtë:

K O N K U R S  P U B L I K
Për plotësimin e vendit të lirë të punës

1. Titulli i vendit të punës:
Përgjegjës i Kontabilitetit (një vende pune);

2. Lartësinë e pagës mujore për vendin e punës;
Koeficient prej 4.20, plus shujta e ngrohtë dhe përvoja në punë, e cila përllogaritet me 0.5% për çdo vit të plotë të përvojës së punës.

3.Përmbledhje e shkurtër të përshkrimit të punës, në të cilin përshkruhet qëllimi i vendit të punës, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë kryesore; Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mbikëqyr dhe përgatit regjistrimet kontabël të përditshme, përfshirë faturat blerëse, shitëse dhe pazaret ditore.
  • Kontabilist i certifikuar në Shoqatat profesionale të licencuara nga KKRF-ja.
  • Kontrollon saktësinë dhe integritetin e dokumenteve kontabël para futjes së të dhënave në librat afariste.
  • Përgatit raporte financiare për periudha të ndryshme sipas kërkesës së udhëheqësit.
  • Mirëmban dhe menaxhon dokumentacionin financiar në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet e kontabilitetit.
  • Harmonizon ditarin e bankës me ekstraktin e bankës dhe raporton për devijimet e mundshme tek mbikëqyrësi.
  • Përgatit dokumente për deklarim në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke respektuar afatet e deklarimit dhe të pagesës.
  • Siguron harmonizimin e transaksioneve financiare dhe përgatit urdhër-transferet bankare për pagesa të ndryshme të brendshme dhe jashtme.
  • Përcjell faturat e papaguara dhe raporton për gjendjen e detyrimeve ndaj furnitorëve.
  • Përgatit dhe mirëmban çmimet e shitjes sipas kërkesave të ndërmarrjes.
  • Asiston në përgatitjen e planeve strategjike dhe parashikimeve financiare, si dhe kontrollon në përgjithësi sistemet e menaxhimit financiar.
  • Kryen punë dhe detyra të tjera që lidhen me përshkrimin e detyrave të punës, të cilat kërkohen nga mbikëqyrësi.            

4.Kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës;

  • Diplomë nga Fakulteti Ekonomik, me specializim në Kontabilitet, Financa ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite përvojë pune profesionale në kontabilitet ose financa.
  • Preferohen certifikime në fushën e kontabilitetit.
  • Njohuri të avancuara në Microsoft Office dhe aplikacionet kontabël.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të forta komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Njohuri të thella për standardet dhe ligjet e kontabilitetit financiar.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Të ketë etikë në punë dhe integritet.

5. Specifikimi i dokumenteve/dëshmive përkatëse për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të vendit të punës;

  • Kandidatët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:
  • Formulari i kërkesës për punësim (aplikimit);
  • Kopje e letërnjoftimit; CV;  Certifikata e lindjes. Letër motivimi;  
  • Dëshmitë mbi Shkollimin dhe kualifikimin profesional e noterizuar;
  • Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe e noterizuar.
  • Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
  • Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
  • Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit); 
  • Lista e dokumenteve të dorëzuara.

6. Informata nëse emërimi është me afat të caktuar apo të pacaktuar, dhe kohëzgjatja e periudhës provuese:

  • Lloji i kontratës: Kontratë në kohë të caktuar për periudhë prej gjashtë (6) muajsh, me mundësi vazhdimi.
  • Periudha provuese: 6 muaj, gjatë të cilëve, punëdhënësi dhe i punësuari mund të ndërpresin marrëdhënien e punës me njoftim paraprak prej 7 ditësh.

7. Datën dhe orën e saktë të përmbylljes së konkursit:

  • Konkursi është i hapur nga data 12.2024 deri me datën 03.01.2025.              

8. Mënyra e aplikimit në konkurs:

Dokumentet e kërkuara: Të gjithë kandidatët duhet të skanojnë të gjitha dokumentet që kërkohen sipas pikës V dhe t’i dërgojnë ato, së bashku me kërkesën për punësim/aplikacionin, në adresën e- mailit: [email protected].

  • Kthimi i Informacionit: Njesia e Burimeve Njerëzore do të sigurojë informacion për pranimin e kërkesave për punësim/aplikacioneve.
  • Sqarime të tjera: Njësia e burimeve njerëzore e institucionit publik ofron sqarime të nevojshme për kandidatët lidhur me kriteret e konkursit publik gjatë fazës së aplikimeve.

9. Mënyra e vlerësimit dhe kriteret e poentimit:

  • Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistimit (testim me gojë).
  • Kalueshmëria është arritja e së paku 55 pikëve nga të gjitha fazat e konkursit.

10. Kalendar i procedurës së rekrutimit:

Pas mbylljes së afatit të konkursit, njësia e burimeve njerëzore do të verifikojë aplikimet brenda 7 ditëve dhe do të konfirmojë përmbushjen e kritereve nga kandidatët.

11. Shënimi për aplikacionet e dërguara pas afatit:

  • Aplikacionet e dërguara pas datës 03.01.2025 nuk do të shqyrtohen.

N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. 

Prishtinë – Kosovë, Luan Haradinaj, p.n.  e-mail. [email protected] www.pallatirinise.com


U skladu sa odredbama zakona o radu broj 03/l-212, zakona broj 03/l-019 o osnaživanju, ponovnom osnaživanju i zapošljavanju osoba sa invaliditetom, zakona broj 05/l-078 o izmenama i dopunama zakona broj 03/l-019, na osnovu člana 13 pravila o radnim odnosima broj 1/1138 datiranog 14.11.2024, na osnovu pravila o unutrašnjoj organizaciji i sistematizaciji radnih mesta broj 1/1373, datiranog 22.11.2024, i na osnovu člana 6 uputstva za administrativni uputstvo mfpt broj 01/2024 o uređivanju postupaka konkursa u javnom sektoru, i nakon pregleda zahteva i dokumentacije, izvršni direktor n.p.l. palata mladosti a.d. u prištini, dana 20.12.2024, donosi ovo:


                                           Javni konkursza popunu slobodnog radnog mesta i.

1. naziv radnog mesta:
odgovorni za računovodstvo (jedno radno mesto);

2.visina mesečne plate za radno mesto:
koeficijent od 4.20, plus topli obrok i radno iskustvo, koji se obračunava sa 0.5% za svaku punu godinu radnog iskustva.

3. kratak opis radnog mesta, uključujući ciljeve i glavne odgovornosti: zadaci i odgovornosti:

  • nadzire i priprema dnevne računovodstvene evidencije, uključujući kupovne, prodajne fakture i dnevne transakcije.
  • sertifikovani računovođa u profesionalnim udruženjima akreditovanim od strane kkrf-a.
  • kontroliše tačnost i integritet računovodstvenih dokumenata pre unosa podataka u poslovne knjige.
  • priprema finansijske izveštaje za različite periode prema zahtevu rukovodioca.
  • održava i upravlja finansijskom dokumentacijom u skladu sa zakonskim zahtevima i računovodstvenim standardima.
  • usklađuje dnevnik banke sa bankovnim izvodom i izveštava o mogućim odstupanjima nadređenima.
  • priprema dokumentaciju za prijavu u poresku upravu kosova (atk), poštujući rokove za prijavu i uplatu.
  • obezbeđuje usklađivanje finansijskih transakcija i priprema banke naloge za različite unutrašnje i spoljne isplate.
  • prati nepodmirene fakture i izveštava o stanju obaveza prema dobavljačima.
  • priprema i održava cene prodaje prema zahtevima preduzeća.
  • pomaže u pripremi strateških planova i finansijskih prognoza, kao i u opštem nadzoru finansijskog menadžmenta.
  • izvršava i druge zadatke povezane sa opisom radnog mesta koje zahteva nadređeni.

4. opšti i posebni kriterijumi za radno mesto:

  • diploma ekonomskog fakulteta, sa specijalizacijom u računovodstvu, finansijama ili sličnim oblastima.
  • minimalno 3 godine radnog iskustva u računovodstvu ili finansijama.
  • poželjne sertifikacije u računovodstvenoj oblasti.
  • napredno znanje microsoft office i računovodstvenih aplikacija.
  • odlične analitičke veštine i pažnja na detalje.
  • jaka komunikacijska i timska saradnja.
  • duboko poznavanje računovodstvenih standarda i zakona.
  • sposobnost za rad samostalno i u timu. 
  • etika i integritet u radu.


5. specifikacija dokumenata/potvrda za potvrđivanje ispunjavanja općih i posebnih kriterijuma:

  • kandidati koji se prijavljuju za ovo radno mesto moraju dostaviti sledeće dokumente:
  • formular za prijavu za zaposlenje;
  • kopija lične karte; cv; uverenje o rođenju. motivaciono pismo;
  • notarizovana dokaz o obrazovanju i profesionalnoj kvalifikaciji;
  • diplome sa stranih univerziteta moraju biti nostrifikovane od strane ministarstva obrazovanja, nauke i tehnologije i notarski overene.
  • potvrda o radnom iskustvu / potvrda izdana od relevantne institucije koja definiše poziciju i trajanje angažmana na toj poziciji;
  • izvod iz penzijskog fonda (nije potrebno za radno iskustvo pre osnivanja penzijskog fonda kosova i za one periode kada poslodavci nisu bili obavezni da uplaćuju u ovu instituciju);
  • sertifikat od nadležnog suda da nije pokrenut krivični postupak i da nije osuđivan za izvršenje krivičnog dela (ne stariji od 6 meseci); • lista dostavljenih dokumenata.

informacije o tome da li je imenovanje sa određenim ili neodređenim rokom, i trajanje probnog perioda:

  • tip ugovora: ugovor na određeno vreme za period od šest (6) meseci, sa mogućnošću produženja.
  • probni period: 6 meseci, tokom kojeg poslodavac i zaposleni mogu raskinuti radni odnos uz prethodnu najavu od 7 dana.

7. datum i tačno vreme završetka konkursa:

  • konkurs je otvoren od 20.12.2024. do 03.01.2025.

8. način prijavljivanja na konkurs:

  • kandidati moraju skenirati sve tražene dokumente prema tački v i poslati ih, zajedno sa prijavom za zaposlenje, na e-mail adresu: [email protected].
  • povratne informacije: jedinica za ljudske resurse će obezbediti informacije o prijemu zahteva za zaposlenje/prijava.
  • dodatne informacije: jedinica za ljudske resurse javne institucije pruža potrebna objašnjenja kandidatima u vezi sa kriterijumima javnog konkursa tokom faze prijava.

9. način vrednovanja i kriterijumi poena:

  • vrednovanje kandidata biće izvršeno putem pisanog testa i intervjua (usmeni test).
  • minimalni broj poena za prolaz je najmanje 55 poena iz svih faza konkursa.

10. kalendar regrutacionog postupka:

nakon zatvaranja roka za konkurs, jedinica za ljudske resurse će proveriti prijave u roku od 7 dana i potvrditi ispunjavanje kriterijuma od strane kandidata.

11. napomena o prijavama poslatim nakon roka:

  • prijave poslate nakon datuma 03.01.2025 neće biti razmatrane.