Përfaqësues Mjekësor, Agjent/e i/e Shitjes
Data e publikimit
25-05-2023
Data e perfundimit
24-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Industri Farmaceutike
Delta Pharma Kosovë është kompania më inovative farmaceutike në vend, që përqafon përditësimet e fundit të teknologjisë. Është e orientuar drejt klientit, e përqendruar në shitjen e barnave Inovative, Xhenerike dhe Biologjike, si dhe produkteve OTC, Rx, Shtesave Ushqimore dhe Pajisjeve Mjekësore.
Delta Pharma Kosovë, me vendndodhje në Prishtinë kërkon të punësoj punonjës me kohë të plotë në pozicionet e mëposhtme:
Vendi i kryerjes së punës: Prishtinë & Prizren
- Pozicioni: Përfaqësues Mjekësor
Qëllimi i Pozicionit: Marrja përsipër e përgjegjësive për të gjitha aspektet e lidhura me komunikimin dhe promovimin e produkteve tek profesionistët e kujdesit shëndetësor. Këtu përfshihet cilësia e komunikimit, hapësira gjeografike si dhe gama e specialiteteve të mbuluara, ndërkohë që ruhet dhe përmirësohet reputacioni i Shoqërisë në kujdesin ndaj pacientit.
Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
- Nivel të lartë shkollimi, preferohet në shkencat mjekësore, farmaceutike, biologjike, kimike; si dhe ato të komunikimit apo ekonomisë.
- Përvoja e mëparshme në pozicion të ngjashëm do të përbënte avantazh.
- Njohja dhe përdorimi i mirë i gjuhës angleze dhe/ose e gjuhëve të tjera.
- Leje për drejtim automjeti.
- Aftësi në përdorimin e paketës MS Office dhe sisteme të tjera për menaxhim biznesi.
- Person me integritet të lartë, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve. Aftësi të shkëlqyera prezantuese dhe komunikuese. Person kreativ, me orientim drejt gjetjes së zgjidhjeve dhe gjenerimit të risive. Besim në punën dhe vlerat që i jep shoqërisë si dhe aftësi për të vendosur standarde dhe objektiva.
- Pozicioni: Agjent Shitje
Qëllimi i Pozicionit:
Marrja përsipër e të gjitha përgjegjësive në lidhje marrjen e porosive dhe kërkesave të reja prej klientëve (farmacive) në përputhje me të gjitha procedurat standarde të operimit që garantojnë cilësinë, përputhshmërinë dhe saktësinë. Këtu përfshihet njohja e procedurave, zbatimi i përpiktë i tyre dhe shpejtësia në veprim për të ruajtur rendimentin e punës.
Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
- Edukim i lartë, të paktën në nivelin Bachelor.
- Rrjedhshmëri në të shkruar dhe në të folur në Shqip. Njohuri e gjuhës angleze përbën avantazh.
- Të paktën 2 vjet përvojë të ngjashme, përben avantazh në farmaceutikë.
- Njohje e mirë e Paketës MS Office, programeve dhe soft-eve për menaxhim biznesi.
- Leje për drejtim automjeti.
- Person me integritet të lartë, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve. Shkathësi dhe aftësi organizative. I orientuar drejt detajeve dhe zgjidhjes së problemeve. Besim në punën dhe vlerat që i jep shoqërisë si dhe aftësi për të vendosur standarde dhe objektiva të larta për punën individuale si dhe të bashkëpunëtorëve.
Procedura e aplikimit:
Lutemi dërgoni Curriculum Vitae tek [email protected] dhe do t’ju kontaktojmë për të diskutuar më tej.
Apliko këtu