www.ofertapune.net Përfaqësues Mjekësor | PunaIme

Përfaqësues Mjekësor

Kompania

Farmitalia

Lokacioni

Burim , Klinë , Pejë

Data e publikimit

27-03-2024

Data e perfundimit

14-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Industri Farmaceutike

FARMITALIA Sh.p.k shpall konkurs për pozitën e punës

PËRFAQËSUES MJEKËSOR 

Rajoni i Pejës me qytetet Pejë, Klinë dhe Istog 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Promovimi i produkteve mjekësore nëpër institucione shëndetësore publike dhe private (spitale, qendra të mjekësisë familjare, klinika private dhe barnatore). 
  • Organizimi i takimeve me personelin shëndetësor (mjekë, farmacistë, për të krijuar relacione të shëndosha për një prezantim sa më të sukseshëm të produkteve mjekësore, suplementeve dietale dhe pajisjeve mjekësore.
  • Përcaktimi i propozimeve për përmirësimin e strategjive të biznesit dhe arritjen e objektivave në promovimin dhe shitjen e produkteve.
  • Përcjellja dhe monitorimi i vazhdueshëm i pranisë së produkteve në treg, i produkteve konkurente dhe hartimi i strategjive për një prezencë të suksesshme të produkteve në treg.  
  • Përgatitja dhe paraqitja e raportit të aktiviteteve në terren, në baza mujore.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në fushën e Farmacisë, Mjekësisë, Biologjisë dhe Kimisë.
  • Përvojë pune, së paku 2 vite në promovimin dhe prezantimin e produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike.
  • Aftësi kompjuterike.
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi, organizative dhe ndërpersonale;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.
  • Aplikantët me biografi (CV) të pasur,me përvojë, ambicioz, me ide kreative, fleksibil në orar të punës do të kenë përparësi në përzgjedhjen finale.
  • Aplikantët duhet të mos jenë të angazhuar me orar të plotë ditor në ndonjë punë apo aktivitet tjetër!
  • Aplikantët duhet të jenë nga rajoni i Pejës. 

Mënyra e aplikimit

Të interesuarit të dërgojnë biografinë (CV) e tyre përmes butonit Apliko Këtu ose në e-mail in: [email protected]. Afati i aplikimit është deri me datën 15 prill 2024.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?