www.ofertapune.net Përfaqësues i Llogarive Kryesore | PunaIme

Përfaqësues i Llogarive Kryesore

Kompania

IPKO

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Vushtrri

Data e publikimit

18/10/2020

Data e perfundimit

31-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Përfaqësuesi i Llogarive Kryesore do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Krijon kontakte të reja me klientë potencial, shet, menaxhon portofolion e klientit dhe ruan marrëdhëniet me klientët e rinj dhe ata ekzistues.
  • Identifikon klientët e ardhshëm duke shfrytëzuar numëratorë të bizneseve, referenca të klientëve, duke marrë pjesë në panaire dhe konferenca.
  • Përcjell arritjen e caqeve dhe, sipas nevojës, nxitë shitjen për të arritur caqet nëpërmjet aktiviteteve të shitjes së produkteve të ndryshme apo të shitjes së produkteve më të shtrenjta (cross-selling dhe up-selling).
  • Përgatitë oferta për klientë, në bashkëpunim me të gjitha departamentet përkatëse, duke u bazuar në afatet dhe kushtet e brendshme dhe në procedurat në fuqi.
    Prezanton, negocion dhe nënshkruan kontrata me klientë, brenda fushës së autorizimeve të dhëna.
  • Regjistron të gjitha shitjet në sistem, verifikon nivelin e stokut dhe ri-porositë mallra sipas nevojës apo siç është e përshtatshme për klientë, në përputhje me politikat dhe procedurat e IPKO-s.
  • Sigurohet që klientët t’i marrin faturat dhe bën inkasimin e pagesave/borxheve me kohë.
    Mbanë dosjet e klientëve në mënyrë të organizuar, duke u bazuar në procedurat e brendshme.
    Përditëson bazat e të dhënave ekzistuese dhe përcjell pagesat.
  • Jep informata kthyese/propozime për departamentet e tjera për aktivitete të ardhshme të kompanisë.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
  • Propozon mënyra dhe strategji të reja për rritjen e portofolios së klientëve të IPKO-s.
  • Identifikon rreziqet potenciale që kanë të bëjnë me largimin e klientëve të biznesit dhe propozon mënyra alternative për ruajtjen e një portofolio të qëndrueshme të klientëve të biznesit.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme për: Teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve, shkathtësi themelore në matematikë – shkathtësi kompjuterike – njohuri të shkëlqyeshme për pakon MS Office dhe outlook.
  • Arsimimi: Diplomë bachelor në Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme.
  • Përvoja e punës: min 3 vite përvojë të prezantimit dhe shitjes.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do të zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Vushtrri

Afati i fundit për aplikim është data 31 tetor 2020.