www.ofertapune.net Përfaqësues/e të Shitjes, Qëndistare, Rrobaqepëse, Përgjegjëse e Prodhimit, Mirëmbajtëse, Patronist/e | PunaIme

Përfaqësues/e të Shitjes, Qëndistare, Rrobaqepëse, Përgjegjëse e Prodhimit, Mirëmbajtëse, Patronist/e

Kompania

Blini

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

12-09-2024

Data e perfundimit

05-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Nëse ëndërroni të bëni një hap të rëndësishëm dhe të ndikoni në botën e modës, Blini Fashion House është vendi ku mund të realizoni vizionin tuaj. Ne jemi të hapur për të pritur talente të reja që dëshirojnë të kontribuojnë në ekipin tonë të suksesshëm. Shikoni pozitat e mëposhtme dhe bashkohuni me ne për të krijuar së bashku të ardhmen e modës.

Pozicionet e Hapura:

  • Katër (4) Përfaqësues/e të Shitjes Online/Fizike
  • Dhjetë (10) Qëndistare
  • Pesë (5) Rrobaqepëse
  • Një (1) Përgjegjëse e Prodhimit

Perfaqesues/e i/e Shitjes Online/Fizike

Përgjegjësitë:

  • Pranimi dhe përpunimi i porosive online dhe fizike, duke siguruar që çdo porosi të realizohet në kohë.
  • Monitorimi dhe përditësimi i gjendjes së produkteve në dyqan.
  • Menaxhimi i transaksioneve të pagesave në dyqan dhe online, duke siguruar që ato të jenë të sakta dhe të përpunohen në mënyrë të sigurt.
  • Zgjidhja e ankesave të klientëve, duke trajtuar çdo problem në mënyrë profesionale dhe duke i referuar ato tek menaxhmenti nëse është e nevojshme.

Kriteret:

  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Marketing, ose fusha të ngjashme (e preferuar, por jo e domosdoshme);
  • Të paktën 6 muaj përvojë pune në shitje;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Puna zhvillohet në ambientet e kompanisë.

Qëndistare

Përgjegjësitë:

  • Realizimi i qëndisjës me dorë të cilësisë së lartë, duke ndjekur standardet dhe kërkesat e kompanisë.

Kriteret:

  • E preferuar 3 muaj përvojë pune në qëndisje..

Rrobaqepëse

Përgjegjësitë:

  • Qepja e fustaneve me saktësi të lartë dhe standard të lartë cilësie.
  • Sigurimi i përfundimeve precize dhe profesionale në çdo projekt të rrobaqepësisë.

Kriteret:

  • Përvojë pune me makinë qepëse, minimumi 6 muaj.

Përgjegjëse e Prodhimit

Përgjegjësitë:

  • Koordinimi dhe ndarja e detyrave ditore për stafin e prodhimit.
  • Mbikëqyrja dhe përcjellja e progresit të stafit të prodhimit për të siguruar realizimin e detyrave me cilësi të lartë.
  • Kontrollimi i dosjeve të porosive..
  • Kontrollimi i i fustaneve për të siguruar përputhjen me standardet e cilësisë.

Kriteret:

  • Minimumi 1 vit përvojë pune në industrinë e modës.
  • Diploma në Dizajnin e Modës është e preferuar.
  • Aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e situatave.

Mirëmbajtëse

Përgjegjësitë: Pastrim i Përgjithshëm

  • Pastrimi i ambienteve të brendshme dhe të jashtme
  • Mbledhja dhe largimi i mbeturinave
  • Mbushja e furnizimeve, si letra higjienike, sapun, peshqirë dhe pajisje të tjera të nevojshme 
  • Raportimi i dëmtimeve ose problemeve të tjera 

Patronist/e

Përgjegjësitë:

  • Hartimi i patronave (shablloneve) për veshje ose produkte të tjera, bazuar në dizajnin dhe               specifikimet e stilistit.
  • Llogaritja dhe përshtatja e përmasave për të siguruar që dizajni të përshtatet në mënyrë perfekte për çdo madhësi.
  • Përmirësimi ose përshtatja e patronave për të përmbushur kërkesat e ndryshuara të dizajnit ose materialit.
  • Testimi i modeleve për t’u siguruar që janë praktikë dhe të saktë për prodhim.
  • Bashkëpunimi me stilistët dhe ekipet e qepjes për të siguruar realizimin e saktë të dizajnit final.

Kriteret:

  • Përvojë në krijimin e patronave minimumi 1 vite
  • Njohuri të forta të teknikave të krijimit dhe përshtatjes së patronave.
  • Saktësi në marrjen e matjeve dhe përshtatjen e patronave për madhësi të ndryshme trupore.
  • Aftësi të mira për të punuar në ekip me stilistët, prodhuesit dhe qepësit për realizimin e dizajnit.

Lokacioni: Cagllavice – Prishtine

Benefitet:

  • Ambient pozitiv i punës;
  • Pagë konkurruese duke u bazuar në përvojën dhe aftësitë e aplikuesit/es;
  • Programe të bonuseve dhe shpërblime;
  • Mundësi të mira avancimi brenda kompanisë;
  • Trajnime profesionale.

Si të Aplikoni:

Kandidatët e interesuar janë të mirëpritur të aplikojnë deri më 05 Tetor 2024. Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj, një letër motivimi dhe çdo portofol apo shembull pune përkatës në: [email protected].

Procesi i Përzgjedhjes:

Aplikimet do të shqyrtohen bazuar në kualifikimet, përvojën dhe përputhshmërinë me kërkesat e pozicionit. Kandidatët më të suksesshëm do të kontaktohen për një intervistë, dhe disa pozicione mund të përfshijnë një vlerësim praktik. (Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen).

Afati i fundit për aplikim: 05 Tetor 2024.

Për më shumë informacion në lidhje me pozicionet ose procesin e aplikimit, na kontaktoni në +383 44 547 880.

Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e historisë sonë të suksesit në Blini Fashion House.
Ju urojmë suksese!