www.ofertapune.net Përfaqësues/e Mjekësor/e | PunaIme

Përfaqësues/e Mjekësor/e

Kompania

NELT LLC

Lokacioni

Ferizaj , Gjilan , Prishtinë , Viti

Data e publikimit

03-02-2023

Data e perfundimit

23-11-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

NELT L.L.C shpall konkurs për pozitën:

PËRFAQËSUES/E MJEKËSOR/E

Rajoni: Kamenicë, Gjilan, Ferizaj, Viti, Lipjan, Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Aranzhimi i takimeve me mjekë dhe farmacistë për të krijuar marrëdhënie të mira dypalëshe;
  • Bën prezantimin e produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike para mjekëve, farmacistëve dhe stafit mjekësor në klinika të ndryshme dhe barnatore;
  • Përcaktimi i propozimeve për përmirësimin e strategjive të biznesit në vendin e punës;
  • Është përgjegjës/e për arritjen e objektivave dhe planeve të shitjes, që përcaktohen nga Menaxheri/ja i/e Departamentit;
  • Planifikon dhe menaxhon oraret e vizitave së bashku me Menaxherin/ën e Departamentit;
  • Përgadit dhe paraqet raportin e shitjës dhe të dhënat e arriturave në baza javore dhe mujore;
  • Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg;
  • Së bashku me Menaxherin/ën e Departamentit hartojnë dhe zhvillojnë strategji për të rritur pjesëmarrjën e produkteve të kompanisë në treg;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në fushën e Farmacisë/Mjekësisë.
  • Përvojë pune minimum 2 vite në promovim dhe prezantim të produkteve farmaceutike dhe/apo parafarmaceutike;
  • Njohja e gjuhës angleze dhe serbo-kroate konsiderohet si përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.

Si të Aplikoni

NELT L.L.C është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.

Produktet e distribuara nga NELT L.L.C. janë: SebaMed, Johnson & Johnson, Pharmanova, Twistshake, Nutrigen.

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: [email protected] Afati i aplikimit është deri me datën 07 Shkurt 2023 ora 16:00.