Përfaqësues/e i/e Shitjes, Depoist (Galeria Shopping Mall)
Data e publikimit
14-05-2025
Data e perfundimit
31-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian i hapur rishtas në Kosovë. GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, , produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.
Avanconi karrierën Tuaj në Botën e Retail-it duke aplikuar në pozitat e mëposhtme:
- Përfaqësues/e i/e Shitjes (1 pozitë)
- Depoist (1 pozitë)
LOKACIONI: Prizren (Galeria Shopping Mall)
Pozita: Përfaqësues/e i/e shitjes
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
- Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve.
Kualifikimet:
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
- Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese.
Pozita: Depoist
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Organizim i inventarit të depo-së dhe mbikqyrja e hyrjeve dhe daljeve të mallrave;
- Sigurimi i një kontrolli të vazhdueshëm të nivelit të stokut;
- Koordinimi i dërgesave të produkteve në mënyrë efikase dhe koordinimi i logjistikës; • Përgatitja e raporteve të përditshme për nivelin e stokut dhe aktivitetet e depo-it;
- Zbatimi i procedurave të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit në depo.
Kualifikimet:
- Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm dhe/ose te lartë;
- Eksperiencë pune në organizimin e depo-ve dhe inventarit;
- Të ketë patent shofer (kategoria B).
Informata për aplikim:
- Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë direkt përmes butonit “Apliko Këtu” ose ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni.
- Afati për aplikim deri me datë: 31.05.2025
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Përjetoni rrugëtimin tuaj të karrierës në një ambient të ri dhe të freskët me Kompaninë GiFi. Bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar dhe shijoni sfidat dhe arritjet në botën e shkëlqyeshme të shitjes me pakicë!