www.ofertapune.net Përfaqësues/e i/e Shitjes (2) | PunaIme

Përfaqësues/e i/e Shitjes (2)

Kompania

Optika 1

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-12-2024

Data e perfundimit

25-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Jemi të përkushtuar të ofrojmë kujdesin më të mirë të mundshëm për shikimin tuaj, duke kombinuar ekspertizën mjekësore me teknologjinë më të fundit dhe një përzgjedhje të gjerë syzesh nga markat më prestigjioze në botë. Ne jemi partner ekskluziv i kompanisë lider botërore ZEISS, duke ju ofruar lente me cilësi të lartë dhe teknologji të avancuar. Stafi ynë i përkushtuar është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë të gjeni syzet e përsosura për nevojat dhe stilin tuaj.

Duke ju falenderuar të gjithë ekipit, bashkëpunëtorëve dhe klienteve Optika 1 ne Kosovë: po vazhdon zgjerimin dhe për plotësimin e vendeve të punës në te qendrën tregtare Royal Mall dhe Prishtina Mall, shpall konkurs për pozitat: 

  • Perfaqësues Shitje pa përvojë 
  • Perfaqësues Shitje me përvojë 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofrimi i një shërbimi cilësor, profesional dhe të kënaqshëm te klientët;
  • Të kryen prezantimin e produkteve tek klientët e dyqanit;
  • Ndjek procedurat e këshillimit deri në shitjen e produktit të klienti;
  • Informon klientët për zgjidhjet e reja ne produktet e kujdesi të shëndetit të syrit dhe përshtat nevojat e klientit sipas koleksioneve të produktit dhe markës;
  • Vendos artikujt në dyqan sipas masave dhe rregullave dhe kujdeset per mirëmbajtjen e tyre
  • Kujdeset që ambientet e dyqanit të janë te rregulluara dhe të pastërta;
  • Mban përgjegjësi për mallin që ka në dyqan gjate nderrimit te vet
  • Kujdeset që të plotesoje dokumentacionin ditor dhe të porosive sipas rregullave të dyqanit

Kushtet:

  • Të ketë të përfunduar shkollen e mesme (Diploma Univeritare është avantazh);
  • Etikë të lartë profesionale dhe orientim drejtë shërbimit ndaj klientit;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
  • Të jetë i/e motivuar dhe  besueshme dhe me deshirë për të punuar;
  • Mirëpresim kandidate djem dhe vajza për pozitat e hapura
  • Per kandidatet qe do te aplikojne per poziten “Perfaqësues Shitje me përvojë”: Të ketë përvojë në shitje për të paktën 3 vjet; përvojë në optikë është avantazh

Cfarë ofrojmë:

  • Trajnim fillestar për një periudhë dy javore me ekspertët tanë për të njohur kompaninë, produktet, standartin e shërbimit te klientit
  • Mundësi rritjeje dhe zhvillimi professional
  • Ambient dinamik dhe miqësor
  • Sfida të vazhdueshme dhe mbështetje për përdorimin e teknologjisë më të fundit
  • Pagë bazë; plus Bonuse

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre përmes CVse duke përdorur “Apliko Këtu” apo në adresën [email protected] deri me 20.12.2024 .

Ju lutem specifikoni ne subjektin e emailit poziten per te cilen aplikoni. 

Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?