www.ofertapune.net Pediatër/e | PunaIme

Pediatër/e

Kompania

Komuna e Fushë Kosovës

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

18-03-2022

Data e perfundimit

21-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Shëndetësi

RN00008422
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 15/02/2022
Afati për aplikim: 17/03/2022 – 31/03/2022

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
Për themelimin e mardhënies së punës me afat të pacaktuar

  • Titulli i vendit të punës: Pediatër/e
  • Institucioni: Komuna Fushë Kosovë
  • Drejtorati: Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit publik
  • Numri i Pozitave: 1 ( një)
  • Titulli i mbikqyrësit: Shefi i Njësisë, Kryeshefi i Departamentit të MF-QKMF-së
  • Grada/koeficienti: H-20 Gr/St. H-659 8.4
  • Kohëzgjatja e emërimit: Në kohë të pacaktuar
  • Vendi i punës: QKMF “Dr.Fatmir Krasniqi” Fushë Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • kryen kontrollimin e fëmijëve,
  • përcakton terapinë,
  • jep këshilla lidhur me ushqimin,veshjen dhe faktorët tjerë,
  • kryen vizita dhe kontrolle sistematike të fëmijëve të posalindur,shkollorë dhe parashkollorë
  • përcakton indikacionet dhe kontraindikacionet për aplikimin e vaksinave,
  • jep këshilla prindërve në aspektin edukativo-arsimorë dhe shëndetësorë,
  • mban evidencën e sakt dhe të rregullt mbi kontrollimet ditore dhe plotëson kartelat,
  • plotëson reçetat dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm,
  • kujdeset për konsumin racional të barërave,materialit dhe instrumenteve mjekësore,
  • mban evidencën statistikore ditore të punës,
  • harton raporte mujore dhe të tjera dhe raporton me kohë për sëmundjet akute-ngjitëse,
  • kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Kryeshefit dhe Drejtorit të QKMF dhe i përgjigjet atyre për punën e vet.

Kushtet dhe kriteret:

  • Të jet shtetas i/e Republikës së Kosovës (kopja e Letërnjoftimit),
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruaer,
  • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin mbi gjuhët,
  • të jetë i/e aftë në pikëpamje shëndetësore (Certifikata e mjekut, pas pranimit në mardhënie pune),
  • të mos jet i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje (dëshmi me shkrim nga Organi kompetent),
  • të mos ketë në fuqi një masë diciplinore për largim nga një pozitë e Zyrtarit publik,
  • të ketë të kryer Fakultetin Mjekësisë-Specialist i Pediatrisë (Diploma ose Certifikata-fotokopje)
  • personat që kan diplomuar jashtë R. së Kosovës,duhet të kenë të nostrifikuara diplomat në MASHT
  • të jetë iJe regjistruar dhe licencuar në M.SH. (Licenca e punës),
  • të ketë aktivitete dhe trajnime të realizuara dhe të dëshmuara,
  • të ketë shkathtësi pune jfe pavarur dhe në ekip,
  • të ketë njohuri të punës me Kompjuterë,
  • të ketë kategorinë “B” të vozitjes (e dëshirueshme) dhe
  • të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim moshe,gjinie,etnie,religjioni ose race.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • të ketë të kryer aftësimin adekuat profesional,
  • të jetë i regjistruar në M.SH. (liçenca e punës)
  • formulari mbi aplikacionin (i plotësuar),
  • syzhea personale-CV,
  • certifikatë se nuk jeni nën hetime (origjinali),
  • dokumenti personal (letërnjoftimi ose pasaporta)
  • certifikata e mjekut (pas zgjedhjes nga Komisioni).

INFORMATË E PËRGJITHËSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Mënyra dhe afati i aplikimit

Pranimi në detyrë,bazohet në parimet e mundësive të barabarta, meritës dhe integritetit, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të drejtë dhe proporcional gjinor dhe të komuniteteve. Procesi përzgjedhës do të bazohet gjithashtu në një proces profesiona (transparent e të
drejtë, bazuar në vlerësimin e njohurive, aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve, ku përfshihet një testim me shkrim dhe me gojë.

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit konkursi.rks-gov.net është nga data:15,02.2022,deri më:16.03.2022.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve, është 15 ditë,nga data:17.03.2022,deri më: 31.03.2022, ditëve të punës, nga ora 08,00 deri në ora 15,00.

Përveç webfaqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqen zyrtare të Komunës.

Aplikacionet merren në-Arkivë e Komunës ose mund të shkarkohet nga web-faqja zyrtare e Komunës së Fushë Kosovës, dhe të plotësuara dorëzohen personalisht në Arkivë ose dërgohen me postë në adresën: Komuna Fushë Kosovë, Rruga “Tahir Zemaj” nr.2.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë dhe aplikacionet e pakumpletuara nuk do të pranohen.