Patroniste, Rrobaqepëse me Makinë (5), Rrobaqepëse me Gjilpërë (10)
Data e publikimit
24-03-2025
Data e perfundimit
22-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Tekstil, Lëkurë, Industri Veshëmbathjeje
Vend pune për 1 Patroniste
Kualifikimet dhe pergjegjesite e kerkuara
- Krijimi i modeleve (patronëve) sipas skicave të dizajnit, duke marrë parasysh strukturën dhe siluetën e fustanit.
- Koordinimi me dizajnerët dhe qepësit, duke diskutuar për ndryshime ose përshtatje që mund të jenë të nevojshme gjatë procesit të prodhimit.
- Korrektimi i gabimeve të mundshme dhe modifikimi i modeleve sipas kërkesave të dizajnerëve apo klientëve.
- Organizimi dhe menaxhimi i materialeve për prerje, duke siguruar përdorimin efikas të pëlhurave për të minimizuar mbetjet.
- Mbajtja e standardeve të cilësisë dhe sigurimi që të gjitha pjesët e prera janë të sakta dhe të gatshme për qepje.
- Eksperiencë e mëparshme në krijimin e patronëve dhe prerjen e fustaneve, veçanërisht në modën luksoze apo të punuar me dorë.
- Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e teknikave të prerjes dhe njohuri për materialet e ndryshme tekstile.
- Kujdes i lartë ndaj detajeve për të siguruar precizion dhe përshtatje perfekte.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar skica dizajni dhe për t’i kthyer ato në modele të sakta.
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për të bërë përshtatje të shpejta bazuar në kërkesat e dizajnerëve apo klientëve.
- Aftësi organizative për të menaxhuar kohën dhe materialet në mënyrë efikase.
Vend Pune për 5 Rrobaqepëse me Makinë
Kualifikimet dhe pergjegjesite e kerkuara
- Eksperiencë e mëparshme si rrobaqepëse të paktën 2 vjeqare, veçanërisht në modën e fustaneve luksoze apo punimeve të dorës.
- Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e makinerive të qepjes industriale.
- Njohuri mbi llojet e pëlhurave dhe teknikat më të mira për qepjen e tyre.
- Saktësi dhe kujdes ndaj detajeve për të siguruar një përfundim cilësor.
- Shkathtësi për të punuar me ritëm të shpejtë dhe për të përfunduar punët në afatet e përcaktuara
- Korrektimi i qepjeve dhe rregullimi i defekteve për të siguruar që produkti përfundimtar është pa gabime.
- Bashkëpunimi me dizajnerët dhe qepësit e tjerë për të realizuar ndryshimet e nevojshme sipas kërkesave të klientëve
- Qepja e fustanave duke përdorur makinat e qepjes industriale ose të zakonshme, në varësi të materialeve dhe dizajneve të përcaktuara
- Të respektoj orarin e punës
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për të bërë rregullime sipas nevojës së dizajnerëve apo klientëve.
Vend Pune për 10 Rrobaqepëse me gjilpërë
Kualifikimet dhe pergjegjesite e kerkuara
- Qepja me dorë e pjesëve të fustaneve që nuk mund të realizohen me makinë, duke siguruar një përfundim të pastër dhe elegant.
- Punimi i detajeve të veçanta, si perlat, gurët dekorativë, aplikacionet me dantellë dhe zbukurimet e tjera.
- Rregullimi dhe përshtatja e qepjeve, sidomos për materialet delikate që kërkojnë trajtim të kujdesshëm.
- Eksperiencë e mëparshme në qepjen me dorë të fustaneve.
- Shkathtësi të shkëlqyera në qepjen e materialeve të ndjeshme si tyl, mëndafsh, dantellë dhe organza.
- Precizion dhe vëmendje ndaj detajeve për të siguruar një përfundim perfekt
- Të respektoj orarin e punës
Kushtet e punës:
- Orari i punës nga e Hëna në të Premten (7:30 – 15:30)
- Respektim i plotë i kalendarit të festave zyrtare
- Ambient i mirë i punës
- Kontratë pune
- Ngritje Profesionale
Lokacioni: Muharrem Fejzë, Prishtinë.
Paga sipas marëveshjes
Të gjithë të interesuarat mund të aplikojnë në 045 531 286 (Viber ose Whats App), përmes butonit “Apliko Këtu” ose apliko në [email protected]