www.ofertapune.net Pastrues/e (5) | PunaIme

Pastrues/e (5)

Kompania

NPBP

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16/06/2020

Data e perfundimit

30-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Administratë

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës

  • Titulli: Pastrues/e (5 pozita)
  • Nr. i referencës: DMI/NPB/08-2/27-31
  • Lloji i Pozitës: Mirëmbajtje
  • Orët e Punës: 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar
  • Vendi i punës: Rr. Xhevdet Doda nr. 32, Prishtinë (selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
  • I përgjigjet: Kryepunëtorit të shërbimit të pastrimit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Realizon pastrimin e njësive të përbashkëta të banesave sipas kërkesës së kryepunëtorit të shërbimit të pastrimit;
  • Mbanë evidencë të njësive të pastruara dhe e dorëzon këtë raport në baza javore tek kryepunëtori i shërbimit të pastrimit;
  • Është përgjegjës për shpenzimin dhe ruajtjen e materialit shpenzues;
  • Për punë dhe detyrat e shtruara i përgjigjet kryepunëtorit të grupit të pastrimit;
  • Porositë për materiale i bën më herët dhe i specifikon në detaje sipas kërkesës;
  • Materialet të cilat nuk furnizohen sipas kërkesës ka të drejtë të i kthejë mbrapa;
  • Kujdeset për mjetet e punës dhe raporton për defektet e tyre;
  • Mbanë përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB;
  • Përgatitë raportet e punës në baza ditore, javore, mujore, vjetore për punën që realizon si dhe për grupin;
  • Është përgjegjës/e për mbarëvajtjen e vendit të punës dhe të gjithë procesit të punës; Është përgjegjës/e për etikën në punë;
  • Mbanë përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dëshmitë përkatëse sipas dokumentacionit të NPB për punët të cilat I kryen;

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Shkolla fillore
  • Bartësi i vendit te punës duhet të ketë së paku 1 vit përvojë pune relevante;
  • Kurset dhe trajnimet tjetra gjatë karrierës profesionale.
  • Aftësi të mira Komunikuese

Procedura e Konkurrimit

Kandidati-ja për pozitën Pastrues/e në Departamentin e Mirëmbajtjes duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:

  • Formularin për aplikim të NPB dhe CV personale;
  • Dëshminë e Shkollimit;
  • Dëshminë për Përvojën e Punës;
  • Kopjen e Lejës së Njoftimit; dhe
  • Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune.               

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore – SHA në Prishtinë, rruga “Xhevdet Doda”,nr.32, Prishtinë, përmes e-mailit zyrtar: [email protected] ose pëmes postës. Formularin zyrtar të NPB-së për aplikim mund të merret në recepcionin e NPB-së, ose mund të tërhiqet nga faqja e internetit e NPB-së në adresën  http://www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/.

Kandidatët  të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën.Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë. Dokumentet e pa kompletuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen. Konkursi është i hapur nga data 16 Qershor 2020– 30 Qershor 2020 ora 16:00.

Shënim:  Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatëse nuk do të shqyrtohen.