Operatore në Qendrën e Kujdesit për Klientë (2)
Data e publikimit
31-01-2024
Data e perfundimit
26-05-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Telekomunikim
“Nimi TV” me seli në Pejë, shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e 2 vendeve të lira të punës,
Operatore ne qendren e kujdesit per klient,
Vendi i punës: Pejë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Njofton klientët për produktet dhe shërbimet ndaj klientëve,
- Komunikon me klientët në telefon dhe në format tjera të shkrimit
- Mirësjellje profesionale ndaj klientëve,
- Përfaqëson në mënyrë të denjë kompaninë dhe vlerat e saj,
- Bashkëpunon ngushtë me kolegët në emër të ofrimit të shërbimit sa më të mirë të klientët
dhe ndarjes së njohurive brenda departamentit, - Raporton tek përgjegjësit sipas nevojës
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universiteti (e preferueshme) dhe/ose Diploma e shkollës së mesme,
- Përvojë pune në Shitje (e preferueshme në industrinë e njëjte);
- Njohuri teknike (elementare);
- Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
- Aftësi të shkrimit të raporteve;
Kandidatet e interesuara të cilat aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
Aplikimi bëhet përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose email-it (postës elektronike), në: [email protected]
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 11.02.2024.