www.ofertapune.net Operatorë në Linjë (2), Punëtorë në Prodhim (3) | PunaIme

Operatorë në Linjë (2), Punëtorë në Prodhim (3)

Kompania

Premium Bakery

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02-04-2024

Data e perfundimit

02-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Prodhim

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.  

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të shitjes ne ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitën në vijim: Operatorë në linjë (2 vende të lira) dhe Punëtorë në prodhim (3 vende të lira)

Lokacioni: Magjistralja Prishtinë-Ferizaj

I Operatorë në linjë

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Funksionimi i makinerive dhe pajisjeve në linjën e prodhimit sipas procedurave të përcaktuara dhe udhëzimeve të sigurisë
  • Monitorimi i cilësisë së produkteve që prodhohen dhe sigurohet që ato plotësojnë specifikimet dhe standardet
  • Identifikimi dhe adresimi i çdo problemi ose mosfunksionimi me pajisjen ose procesin e prodhimit
  • Respektimi i protokolleve dhe rregulloreve të sigurisë për të ruajtur një mjedis të sigurt pune për veten dhe kolegët e tyre
  • Bashkëpunimi me anëtarët e tjerë të ekipit, mbikëqyrësit dhe stafin mbështetës për të koordinuar aktivitetet e prodhimit
  • Identifikimi i mundësive për përmirësimin e procesit dhe sugjerimi i ndryshimeve për të rritur efikasitetin, cilësinë ose sigurinë

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme
  • E preferuar të ketë provoj paraprake me brumëra
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për të punuar në ekip.
  • Nivel të lartë të integritetit dhe përgjegjësisë në punë.
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil

II Punëtorë në Prodhim

  • Kryerja e punëve të dhëna në prodhim
  • Kujdesi ndaj mjeteve të punës
  • Detyra tjera ditore të cilat kërkohen nga udhëheqësi i repartit perkates

Kualifikimet e kërkuara:

  • E preferuar të ketë provoj paraprake me brumëra
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për të punuar në ekip
  • Nivel të lartë të integritetit dhe përgjegjësisë në punë.
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected] ose kontaktoni në numrin: +38349106400

Vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngusht do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 02/04/2024 deri më 02/05/2024.