Operator Prodhimi
Data e publikimit
02-12-2024
Data e perfundimit
01-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Prodhim
Për rritjen e kapacitetit tonë, ne jemi duke kërkuar një OPERATOR Prodhimi, i cili do të punojë në lakimin dhe kthimin e materialeve të hekurit. Ai do të përdorë një Makinë CNC për lakimin dhe realizimin e këndëve në metale (ABKANT ose Press Brake).
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të përdorë makinën e lakimit.
- Të realizojë këndet dhe lakimet e kërkuara sipas vizatimeve.
- Përcaktimi i matjeve dhe llogaritja e madhësisë dhe sasisë së materialit të nevojshëm për një projekt të caktuar.
- Të përdorë makinat CNC, të cilat kryejnë detyra si lakime, shpime dhe funksione të tjera me anë të makinës.
- Të përkthye udhëzimet në komandat kompjuterike, në mënyrë që makina të realizojë dhe përfundojë funksionin e duhur.
- Përgatitja dhe ngarkimi i lëndëve të para dhe pjesëve të ndryshme në makinë.
- Mbikëqyrja e makinave gjatë punës dhe ndërhyrja për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mirë.
- Mirëmbajtja e makinës dhe vendit të punës.
Kualifikimet e kërkuara për tu bashkuar me stafin tonë:
- Përvojë pune në makineritë e lakimit, ABKANT, PRESS BRAKE ose të ngjashme.
- Të ketë përvojë pune si Operator me makina CNC.
- Përvojë pune në makineri të ndryshme për përpunimin e hekurit.
- Aftësi për të lexuar vizatime dhe skica, për të kuptuar plotësisht kërkesat.
- Aftësi për të përdorur makinën e lakimit.
- Vullnet për të mësuar punën dhe përdorimin e makinës.
- Të ketë aftësi për punë në grup dhe të jetë i aftë për të zgjedhur punët e ndryshme për të cilat është përgjegjës.
Rreth Kompanisë:
LiftKos Sh.P.K është kompania e vetme në Ballkan që prodhon dhe monton ashensorë në Kosovë. Ne prodhojmë për vendet fqinje të Ballkanit dhe veçanërisht jemi të orientuar në tregun gjerman.
Pagesa është me marrëveshje, por mbi mesataren, sipas ligjit dhe rregullave në fuqi në Republikën e Kosovës.
Sigurim shëndetësor është i përfshirë.
Ne gjindemi në Parkun e Biznesit në Komoran, Drenas.
Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në [email protected] ose të kontaktojnë përmes Viber në numrin +383 45 301 008, vetëm gjatë orarit 08:00-16:00.
Aplikimet që dërgohen jashtë orarit të caktuar nuk do të merren parasysh në asnjë rast.