www.ofertapune.net Operator/e të Atraksioneve (100) | PunaIme

Operator/e të Atraksioneve (100)

Kompania

Prishtina Park Investment

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-04-2025

Data e perfundimit

25-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

OPERATOR/E I/E ATRAKSIONEVE (x100)

Prishtina Park është një park argëtimi i ri dhe emocionues, i pozicionuar në mënyrë strategjike pranë Prishtina Mall, një nga qendrat më të mëdha tregtare dhe rekreative në rajon. Ky park është krijuar për të ofruar një kombinim të përsosur të argëtimit, aventurës dhe relaksit, duke i dhënë qytetit të Prishtinës një destinacion unik për familjet, të rinjtë, turistët dhe të gjithë adhuruesit e përvojave të veçanta. Me një gamë të pasur atraksionesh për të gjitha moshat, Prishtina Park ofron lojëra ekstreme për adhuruesit e adrenalines, atraksione të përshtatshme për familje dhe fëmijë, si dhe zona tematike që sjellin magjinë e botëve të imagjinatës në jetë. Përveç kësaj, parku ofron aktivitete ndëraktive dhe evente të përditshme, duke garantuar argëtim të vazhdueshëm dhe përvoja të veçanta për çdo vizitor.

Përshkrimi i pozitës:

Prishtina Park po kërkon 100 Operator/e të Atraksioneve, të cilët do të kenë rol të rëndësishëm në ofrimin e një përvoje të sigurt, argëtuese dhe cilësore për vizitorët tanë. Kandidati/ja ideal/e do të jetë përgjegjës/e për funksionimin e përditshëm të pajisjeve të argëtimit, duke ndihmuar vizitorët në përdorimin e atraksioneve dhe duke garantuar që të gjitha standardet e sigurisë të respektohen në mënyrë rigoroze. Ky rol përfshin një kombinim të përkushtimit ndaj shërbimit ndaj klientit, gatishmërisë për të punuar në ambient të hapur dhe aftësisë për të menaxhuar situata të ndryshme në mënyrë profesionale dhe të qetë. Pozita kërkon person energjik, komunikativ dhe të orientuar drejt njerëzve, i/e gatshëm/me të jetë pjesë e një ekipi dinamik që operon në një nga ambientet më të mëdha të argëtimit në vend.

Detyrat Kryesore:

  • Operimin e sigurt të pajisjeve dhe atraksioneve në përputhje me udhëzimet teknike dhe protokollet e sigurisë.
  • Mirëpritjen e vizitorëve dhe dhënien e instruksioneve të qarta për përdorimin e atraksioneve.
  • Monitorimin e sjelljes së vizitorëve gjatë përdorimit të pajisjeve dhe ndërhyrjen në kohë kur është e nevojshme.
  • Sigurimin që atraksionet të jenë të pastra, të rregulluara dhe në gjendje funksionale.
  • Raportimin e çdo problemi teknik ose incidenti te mbikëqyrësi ose ekipi i mirëmbajtjes.
  • Kryerjen e kontrolleve të përditshme vizuale mbi pajisjet për të identifikuar ndonjë parregullsi.
  • Ndihmën në organizimin e rradhës dhe menaxhimin e fluksit të vizitorëve në mënyrë të qetë dhe të drejtë.
  • Bashkëpunimin me pjesën tjetër të stafit për të ofruar përvojë sa më pozitive për vizitorët.
  • Pjesëmarrjen në trajnime të sigurisë dhe zhvillimit profesional të ofruara nga kompania.
  • Përmbushjen e çdo detyre shtesë të dhënë nga menaxhmenti në funksion të operimit të parkut.

Kualifikimet:

  • Përvojë paraprake në pozita të ngjashme është përparësi.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe qasje pozitive ndaj vizitorëve.
  • Gatishmëri për të punuar me turne dhe gjatë fundjavave ose festave.
  • Aftësi për të qëndruar gjatë në këmbë dhe për të operuar në kushte atmosferike të ndryshme.
  • Përgjegjshmëri e lartë dhe përkushtim ndaj standardeve të sigurisë.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar situata të ndryshme në mënyrë të qetë dhe efikase.
  • Aftësi bashkëpunuese në një ambient pune ekipor.
  • Qëndrim profesional dhe qëllim i qartë për t’u përmirësuar vazhdimisht.
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi, por jo detyrim.
  • Profesionalizëm, diskrecion dhe përkushtim ndaj ndërtimit të një kulture pune pozitive

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një CV apo shprehje interesi me te dhëna bazë përmes butonit “Apliko Këtu” apo përmes emailit në [email protected] më së largu deri më datën 25 Prill 2025 dhe në “subject” të shkruhet “operator/e_Emri_Mbiemri”. Vetëm kanditatët e shortlistuar do të kontaktohen më tutje për intervistim.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?