www.ofertapune.net Operator/e në Qendrën e Kujdesit për Klientë | PunaIme

Operator/e në Qendrën e Kujdesit për Klientë

Kompania

Artmotion

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25-01-2024

Data e perfundimit

24-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Telekomunikim

“ARTMOTION” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës:

Pozita: Operator/e në Qendrën e Kujdesit për klientë – “Call Center”.

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Përgjigjet në thirrjet e klientëve të cilëve ju ndihmon nëzgjidhjen e problemeve bazike me shërbimet Internet dhe “DTV”, duke u bazuar në udhëzuesit e kompanisë për secilin problem;
  • Informon klientët në lidhje me shërbimet të cilat i ofron “Artmotion”;
  • Regjistron çdo thirrje telefonike si tiketënë “ticketing system”, duke bërë hapjen e rastit me të dhënat e domosdoshme dhe e delegon në raste të veçanta nëpër departamentet tjera si dhe e përcjellë rastin deri në mbyllje të tiketës me zgjidhjen e caktuar;
  • Te jetë i gatshëm të punojë nën presionin e telefonatave dhe të jetë fleksibil në ndërrimet e orarit;
  • Të bëjë konfigurimet e pajisjeve bazike (modem dhe CPE).
  • Ofron ndihmë dhe këshilla te klienti duke përdorur CRM dhe njohurit për produktin dhe paisjet;
  • I raporton Menaxherit të Qendrës së Kujdesit ndaj Klientëve, varësisht se si kërkohet;
  • Bashkëpunon ngushtë me kolegët në emër të ofrimit të shërbimit sa më të mirë te klientët dhe ndarjes së njohurive brenda departamentit.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universiteti (e preferueshme) ose Diploma e shkollës së mesme,
  • Përvojë pune në Dep. e “Call Center” (e preferueshme);
  • Njohuri teknike (elementare) në telekomunikacion;
  • Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
  • Aftësi të shkrimit të raporteve;
  • Njohuri të Gjuhës Angleze (e preferueshme);

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (e preferueshme).

Aplikimi bëhet përmes butonit “Apliko Këtu” ose email-it (postës elektronike), në: [email protected] Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën. Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 31.01.2024, Ora 16:00h.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?