www.ofertapune.net Operator/e i BAC, Infermier/e | PunaIme

Operator/e i BAC, Infermier/e

Kompania

The HALO Trust

Data e publikimit

23-04-2024

Data e perfundimit

10-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Konkurs për punësim – Operator/e i BAC – Infermier/e 

RRETH NESH 

The HALO Trust është organizata më e madhe humanitare ndërkombëtare e pastrimit të fushave të minuara dhe fushëbetejave, e cila operon në 30 vende dhe territore të botës dhe punëson 12,000 persona staf ndërkombëtarisht. Me projektin e themeluar në Kosovë më 1999, misioni i HALO-s është të mbrojë jetëra dhe të rivendosë jetesën për ata që preken nga minat tokësore dhe nën-municionet kasetore.

HALO është një punëdhënës i mundësive të barabarta dhe nuk do të diskriminojë asnjë kandidat në bazë të moshës, gjinisë, etnisë, fesë ose ndonjë karakteristike tjetër. Të gjitha rekrutimet kryhen në mënyrë transparente, me përzgjedhje të bërë vetëm në bazë të aftësisë. Gratë dhe pakicat inkurajohen të aplikojnë. 

TITULLI: Operator/e i BAC – Infermier/e

LOKAKACIONI: Rajoni I Dukagjinit

ORARI: I plotë

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Operatori/ja – Infermieri/ja  i/e BAC- së është përgjegjës/e për pastrimin e UXO-ve (mjeteve të pashpërthyera) në Kosovë, në përputhje me rregullat e HALO-s dhe standardet kombëtare të HALO-s në Kosovë. Roli i tyre është përgjegjës për trajtimin e aksidentit dhe stabilizimin e gjendjes së tyre gjatë evakuimit për në spital. Ai/ajo gjithashtu ofron kujdes mjekësor themelor për të trajtuar çështje të vogla shëndetësore ose lëndime në punë ose në kamp. HALO kërkon punë ekipore dhe ju pritet të përfaqësoni mirë HALOn, duke iu përmbajtur politikave të organizatës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE  

  • Kryerja e pastrimit të UXO-ve (mjetëve të pashpërthyera) në përputhje me PSO-të (Procedurat Standarde të Operimit) të HALO Kosovë.
  • Mirëmban çantën e madhe të medikëve (MTK-në) dhe çantën e vogël te medikëve (MIK-in), duke siguruar që të gjitha paisjet të jenë të pastra, të riparueshme dhe me afat.
  • Kryen praktikat CASEVAC-it siç udhëzohet nga Kryemediku ose Udheheqësi i ekipit.
  • Ofron ndihmën e parë urgjente në rast të një aksidenti ose incidenti. 
  • Ofron kujdes mjekësor themelor për të trajtuar çështje të vogla shëndetësore / lëndime në punë ose në kamp.
  • Siguron që kujdesi themelor sanitar dhe praktikat e mira të higjienës të respektohen në kamp dhe në fushë.
  • Ruajtja e standardeve të larta të sigurisë përsonale dhe ekipit
  • Përdorimi dhe ruajtja e pajisjeve në mënyrë të sigurtë dhe korrekte
  • Ndjekja e udhëzimeve të pastrimit e fushave nga Udhëheqesi i Ekipit dhe ngritja e çdo shqetësimi në kohën e duhur
  • Ruajtja e standardeve profesionale të përpikmërisë dhe disiplinës, si në vendin e punës, ashtu edhe në kamp.

KUALIFIKIMET 

  • Të jenë banorë të Republikës së Kosovës
  • Të jenë mbi moshën 18 vjeçare
  • Të kenë rekord të pastër kriminal nga Gjykata Themelore
  • Të kenë të kryer fakultetin e Infermierisë apo shkollën e mesme të Mjekësisë
  • Të jenë të licensuar nga Ministria e Shëndetësisë
  • Të kenë disponueshmëri për të punuar në tërë territorin e Kosovës
  • Të kenë disponueshmëri për të qëndruar në kamp

PËRFITIMET 

Përfitimet e të punuarit me HALO-n:

  • Pagë konkuruese
  • Sigurim Shëndetësor dhe të Aksidentit 
  • Mbështetje për kujdesin ndaj fëmijëve për fëmijë nga 6 muajsh deri në 8vjeç
  • Paketa gjithëpërfshirëse e pushimeve 
  • Trajnimi i paguar 
  • Kompensimi i ushqimit dhe akomodimi sigurohen kur kanditatët vendosen larg shtëpisë
  • Mundësi për avancim në karrierë

APLIKIMI 

HALO do të ofrojë trajnime për të gjithë kandidatët e suksesshëm. Trajnimi do të mësojë të gjitha aftësitë e nevojshme për të kryer punën. Trajnimi do të mbahet kryesisht në selinë e HALO-s në Gjakovë, por me një kohë të caktuar në zonën e trajnimit të programit, në Glloboçicë. Për të kaluar trajnimin, kërkohet prania gjatë gjithë kohës. Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, kandidatëve mund t’u ofrohet një pozitë me orar të plotë në ekip.

Të gjitha aplikacionet duhet të dërgohen në email adresën [email protected] apo fizikisht tek zyret e The HALO Trust, adresa: Dervish Shaqa pn, Osek Hilë, Gjakovë (nr.tel 048 492 770) duke përfshirë CV-në, Kopje te letërnjoftimit dhe licensën e punës lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe vërtetimin nga gjykata që nuk jeni nën hetime. Afati i fundit për aplikim: 10 maj 2024 në orën 16:00.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.