www.ofertapune.net Oficer Patrullues (3), Roje Fizike (10) | PunaIme

Oficer Patrullues (3), Roje Fizike (10)

Kompania

Delta Security SHPK

Lokacioni

Kastriot , Prishtinë

Data e publikimit

06-02-2025

Data e perfundimit

06-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Siguri & Mbrojtje

Mundësi e mirë punësimi, me kushte të mira të punës dhe pagë konkuruese në treg!

Delta Security – Kompani Profesionale e cila ofron shërbime të sigurisë në Republikën e Kosovës që nga viti 2006, shpall konkurs: 

Pozita: OFICER PATRULLUES – 3 POZITA (Prishtinë)

              ROJE FIZIKE – 10 POZITA  (Prishtinë, Obiliq)

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët Oficer Patrullues:

  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
  • Të posedojnë patent shofer, kategoria B dhe shkathtësi të mira për vozitje;
  • Mos të jetë i dënuar apo ndjekur penalisht;
  • Preferohet të posedojnë Licencë valide si Punëtor i Sigurimit Themelor.

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët Roje Fizike:

  • Pervojë pune si Roje Fizike (Punëtor i Sigurimit Themelor) apo të ngjashme;
  • Preferohet të posedojnë Licencë valide si Punëtor i Sigurimit Themelor;
  • Mos të jetë të dënuar apo ndjekur penalisht.

Kushtet e punës:

  • Kushte të mira të punës;
  • Kontratë afatgjate;
  • Pagë konkuruese në treg;

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë:

  1. Fizikisht në zyrën qendrore të Delta Security sh.p.k., në adresën: rr. Enver Maloku nr.108/1, Bregu i Diellit (ngjitur me objektin furra qerimi 1), kati 4, Prishtinë, apo
  2. Përmes postes elektronike, duke dërguar CV-në në butonin “Apliko këtu” ose e-mail adresën: [email protected] ose telefon: +38345/713950.

Afati për aplikim mbetet i hapur deri më 06.03.2025, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 17:00!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?