Nutricionist / Konsulent i Produkteve Shëndetësore
Data e publikimit
15-05-2025
Data e perfundimit
13-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Shëndetësi, Medicinë
KONKURS PUNE
NUTRICIONIST / KONSULENT I PRODUKTEVE SHËNDETËSORE
Kompania jonë, lidere në tregun e suplementeve bio dhe natyrale, po kërkon një profesionist të përkushtuar dhe të pasionuar për të qenë pjesë e ekipit tonë.
Pozita: Nutricionist / Konsulent i Produkteve Shëndetësore
Detyrat kryesore:
- Ofrimi i konsulencës profesionale për klientët mbi përdorimin e suplementeve tona, në përputhje me nevojat individuale.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dhe të shitjes për edukimin dhe vetëdijesimin e klientëve mbi stilin e jetesës së shëndetshme.
- Përcjellja e trendeve të reja në fushën e nutricionit dhe integrimi i tyre në strategjitë e komunikimit dhe shitjes.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Nutricionizëm, Dietologji apo Mjekësi Alternative (domosdoshmëri).
- Njohuri të avancuara mbi suplementet bimore, efektet e tyre pozitive dhe të mundshme anësore.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze – të domosdoshme për ndjekjen e literaturës bashkëkohore dhe komunikim ndërkombëtar.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe qëndrim pozitiv në punë me klientë dhe kolegë.
- I/e gatshëm/gatshme për të ndërtuar imazh profesional publik dhe për t’u zhvilluar në aspektin personal dhe profesional.
Çfarë ofrojmë:
- Ambient profesional dhe mbështetës me mundësi të larta zhvillimi.
- Paga konkurruese dhe vlerësim i kontributit.
- Përfshirje në projekte të edukimit publik dhe fushata të promovimit shëndetësor.
- Mundësi për rritje të imazhit personal përmes mediave dhe aktiviteteve me impakt.
Nëse beson se ky është hapi i radhës në karrierën tënde, Dërgo CV-ne tënde në butonin “Apliko Këtu” ose në :[email protected]