www.ofertapune.net Ndihmëse Kuzhine (3) | PunaIme

Ndihmëse Kuzhine (3)

Kompania

Paşa Döner

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-04-2025

Data e perfundimit

04-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Pozitë e Lirë: 

Ndihmëse Kuzhine 

Bëhu pjesë e familjes Pasa Doner!

Vendi: PasaDoner (Albi Mall dhe Prishtina Mall)
Lloji i punës: Full-time / Part-time

PasaDoner është një vend pune ku ngrohtësia kolektive dhe mikpritja ndihen që në momentin e parë. Ne krijojmë një ambient miqësor dhe mbështetës, ku çdo punonjës trajnohet me kujdes për t’u ndjerë rehat dhe i sigurt që në ditën e parë. Gjatë orarit të punës, kujdesemi për mirëqenien e ekipit tonë me ushqim të shijshëm dhe përfitime të brendshme që e bëjnë përvojën në PasaDoner edhe më të këndshme.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

Parapërgatitja e përbërësve ushqimorë:

  • Pastrim dhe prerje e perimeve dhe produkteve të tjera.
  • Organizimi dhe vendosja e përbërësve në mënyrë higjienike dhe të strukturuar.
  • Kontrolli i afateve të përdorimit dhe freskisë së produkteve.
  • Përgatitja e sallatave ditore sipas standardeve të PasaDoner.
  • Përgatitja dhe ruajtja e sosave tradicionale sipas recetave të përcaktuara.

Mirëmbajtja e pastërtisë dhe higjienës:

  • Pastrim i përditshëm i tavolinave të punës, veglave të kuzhinës dhe pajisjeve.
  • Kujdes për hedhjen e mbeturinave dhe ndjekja e praktikave të menaxhimit të mbetjeve.
  • Zbatimi rigoroz i rregullave të higjienës personale dhe të ambientit të punës.

Çfarë Kërkojmë:

  • Përvojë në ndihmë në kuzhinë (preferohet, jo e domosdoshme)
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe pastërtisë
  • Disponueshmëri për të punuar me turne dhe në fundjavë, sipas nevojës

Apliko sot!

Aplikoni përmes butonit të mëposhtëm, sill CV-në tënde në dyqan ose na shkruaj në:
[email protected], Facebook/Instagram

Pasa Doner – Traditë me Shije. Shërbim me Zemër.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?