www.ofertapune.net Ndihmës Serviser për Aparate | PunaIme

Ndihmës Serviser për Aparate

Kompania

Korporata Rugove

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

03-03-2023

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës në Prishtinë. Pozita e hapur është:

NDIHMËS SERVISER PËR APARATE

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE

  • Ndihmon udhëheqësin e tij në servisimin e aparateve të ujit dhe frigoriferëve.
  • Identifikon dëmtimet teknike, prishjet të këtyre pajisjeve dhe bën riparimin e tyre.
  • Ofron përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura ose të huazuara sipas udhëzimeve të udhëheqësit të tij.
  • Ndihmon udhëheqësin e tij në kryerjen e detyrave tjera të tij ditore.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
  • Të ketë patent shofer kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.

Afati i fundit për aplikim është data 24 mars 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.