www.ofertapune.net Ndihmës Punëtor në Mirëmbajtje | PunaIme

Ndihmës Punëtor në Mirëmbajtje

Kompania

Shield Recruitment&HR

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

18-01-2024

Data e perfundimit

30-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Shield Recruitment & HR kërkon Ndihmës punëtor në mirëmbajtje 1 (një) vend pune për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për kryerjen e punëve fizike në Hotel dhe të punëve të tjera në mirëmbajtjen e objektit, i cili përfshinë instalimet elektrike, rrjetin e ujësjellësit, të kanalizimit dhe hidrantëve, ngrohtoren dhe ventilimin;
  • Përkujdeset dhe sigurohet se të gjitha aparaturat në banjë janë në gjendje të rregulltë të punës, pajisjet elektrike në dhomë funksionojnë dhe se ngrohja, ventilimi dhe ftohja janë funksionale;
  • Asiston dhe përkujdeset në evitimin dhe mënjanimin e avarive në sistemin elektrik, riparimin e prishjeve të pajisjeve dhe të instalimeve elektrike, kontrollimin e funksionalitetit dhe të gjendjes së makinave, pajisjeve dhe të instalimeve elektrike etj;
  • Asiston dhe përkujdeset në mirëmbajtjen dhe funksionimin e rregulltë të rrjetit të ujësjellësit dhe funksionimin e nyjeve sanitare dhe mbledhjen e ujërave të zeza si dhe në riparimin dhe zëvendësimin e çdo prishje të ujit dhe të kanalizimit;
  • Asiston dhe përkujdeset në mirëmbajtjen dhe në kontrollimin e funksionimit të pajisjeve dhe të instalimeve elektrike të ngrohtores, ventilimit dhe ftohjes brenda hotelit si dhe ndërmerr masa për evitimin e prishjeve dhe mënjanimin e avarive eventuale;
  • Asiston dhe përkujdeset në mirëmbajtjen dhe kujdesin e shtuar të aparateve kundër zjarrit, afatet e përdorimit të tyre (afatet e atesteve), tokëzimin, rrufepritësin etj;
  • Asiston dhe përkujdeset në vendosjen e pajisjeve teknike, si gjeneratorë dhe sisteme të reja teknike si dhe jep udhëzime për mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve;
  • Përkujdeset për ruajtjen e rregullit dhe të qetësisë në hotel;
  • Përgjegjës që procesi i mirëmbajtjes të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet, pajisjet dhe energjinë;
  • Përgjegjës për zbatimin e politikave të Hotelit;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
  • Mirëmbanë të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  • Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L06/082)
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet:

  • Të ketë së paku 3(tri) vite përvojë pune në mirëmbajtje të hoteleve
  • Përgatitje profesionale (minimum shkollën e mesme)
  • Integritet të lartë dhe etikë
  • Aftësi të dëshmuara organizimi
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil
  • Shkathtësi të mira komunikimi 
  • Të mos jetë nën hetime

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR  https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 01 Shkurt 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.