www.ofertapune.net Montues në Terren, Punëtor në Paketim të Produkteve | PunaIme

Montues në Terren, Punëtor në Paketim të Produkteve

Kompania

Ciao Berto

Lokacioni

Kastriot

Data e publikimit

25-02-2025

Data e perfundimit

26-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Prodhim

Ciao Berto, kompani lidere në prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat të interesuar për pozitat e hapura të punës:

  1. Montues në terren;
  2. Punëtor në paketim të produkteve.

 Nëse jeni kandidat i interesuar për aftësim në karrier dhe për punë në ambient dinamik të punës, ju ftojmë të aplikoni. 

Lokacioni                                          Fabrika në Milloshevë
Paga dhe benefitet                         Paga mujore, shujta ditore
Data e fundit                                    24.03.2025
Pozita                                               Montues në terren, Punëtor në paketim të produkteve
Orari                                                  Orar i plotë
Aplikimi                                            Dërgoni CV dhe dokumentet përcjellese përmes butonit “Apliko Këtu” ose                                                                             në: [email protected]

Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Montues në terren :

  • Montimi i mobiljeve te klientët në përputhje me udhëzimet dhe standardet e kompanisë;
  • Sigurimi i cilësisë dhe saktësisë gjatë procesit të montimit të produkteve;
  • Sigurimi i pajisjeve dhe mjeteve të nevojshme për montimin e produkteve;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera në bazë të profesionit.

Kualifikimet për pozitën Montues në terren:

  • Diploma e shkollës së mesme;
  • Përvojë pune në fusha të ngjashme;
  • Njohuri të mira në përdorimin e mjeteve të montimit;
  • Preferohet patent shoferi;

Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitën Punëtor në paketim të produkteve:

  • Paketimi i produkteve sipas kërkesave dhe standardeve të cilësisë;
  • Sigurimi i mbrojtjes së produkteve nga dëmtimet gjatë paketimit;
  • Përdorimi dhe ruajtja e materialeve të paketimit në mënyrë efikase dhe të sigurt;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera në bazë të profesionit.

Kualifikimet për pozitën Punëtor në paketim të produketeve:

  • Diploma e shkollës së mesme;
  • Përvoja e mëparshme në paketimin e produkteve është përparësi.
  • Preferohet patent shoferi;

Aplikimi: Dërgoni CV dhe dokumentet percjellëse përmes butonit “Apliko Këtu” ose në:  [email protected]

Ciao Berto inkurjon të gjithë kandidatët të aplikojnë dhe ju siguron për trajtim të barabart në përzgjedhje. 

Ju lutemi, në pjesën e subjektit, të cekni pozitën për të cilën aplikoni.

Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cilëve ju përshtatet më shumë kerkesave te kompanisë do të ftohen për intervistë. 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?