www.ofertapune.net Monter (2), Dizajner Enterieri, Ndihmës Monter (2) | PunaIme

Monter (2), Dizajner Enterieri, Ndihmës Monter (2)

Kompania

Te Mramort

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-04-2025

Data e perfundimit

01-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Arkitekturë

KONKURS PUNE: 2 Montera,1 Dizajner Interieri ,2 Ndihmes Montera
 
Pozitat e hapura:
  • 2 Montera dyer, kuzhinash dhe dollapash (me të paktën 3 vjet përvojë pune)
  • 2 Ndihmës montera (me të paktën 3 vjet përvojë pune)
  • 1 Dizajner Interieri (me përvojë në fushë)
Ne, Te Mramort Dekori, një kompani e specializuar në prodhimin dhe përpunimin e drurit, si dhe prodhimin e dyer, kuzhinave, dollapave dhe mobiljeve të tjera, jemi në fazën e zgjerimit të mëtejshëm dhe jemi në kërkim të profesionistëve të dedikuar për të forcuar ekipin tonë.
 
Kërkesat për Monterat:
  • Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në montimin e dyer, kuzhinave, dollapave dhe mobiljeve.
  • Njohuri të mira për përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për punë.
  • Aftësi për të punuar në kushte të ndryshme dhe nën presion.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur udhëzimet e dhëna.
  • Përkushtim dhe përgjegjshmëri në punë.
Kërkesat për Ndihmës Monterat:
  • Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në fushën e montimit ose një fushë të ngjashme.
  • Aftësi për të mësuar shpejt dhe për t’u adaptuar në detyra të reja.
  • Të jenë të gatshëm për të punuar nën mbikëqyrje dhe për të kontribuar në ekip.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Kërkesat për Dizajnerin e Interierit:
  • Diplomë në Dizajn të Interierit, Arkitekturë ose fushë të ngjashme.
  • Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në dizajnimin dhe planifikimin e hapësirave të brendshme.
  • Njohuri të thella mbi softuerët e dizajnit (AutoCAD, SketchUp, Revit, etj.).
  • Aftësi për të kuptuar nevojat e klientëve dhe për t’i transformuar ato në projekte funksionale dhe estetike.
  • Kreativitet dhe aftësi për të menaxhuar projekte nga fillimi deri në përfundim.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe me klientët për të arritur rezultatet më të mira.
Ofrojmë:
  • Mundësi për trajnime të vazhdueshme dhe zhvillim profesional.
  • Ambient pune miqësor dhe të sigurt.
  • Paga konkurruese dhe mundësi për avancim.
Nëse jeni të interesuar dhe plotësoni kërkesat, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën [email protected] apo ne +38343855465 deri më 01/05/2025.
 
Mos e humbisni mundësinë për të u bashkuar me ekipin tonë dhe për të kontribuar në rritjen e kompanisë!