Monitorues/e i Kamerave
Data e publikimit
30/06/2021
Data e perfundimit
07-07-2021
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik, si dhe nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, Komuna e Istogut shpall:
K O N K U R S
Institucioni: Komuna e Istogut
Drejtoria: Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim
Titulli i vendit të punës: Monitorues i Kamerave
Numri i pozitave : 1 ( një )
Lloji i Pozitës: Niveli Administrativo-Mbështetës
Titulli i Mbikëqyrësit: Udhëheqësi i Sektorit për Mbojtje dhe Shpëtim
Grada/Koeficienti: Koeficienti 6
Orët e Punës: 40 orë në javë
Periudha e Kontratës: Në kohë të pacaktuar
Kohëzgjatje e periudhës provuese: Gjashtë (6) muaj
Përshkrimi i detyrave dhe Pëgjegjësive:
- Kontollon dhe monitoron kamerat e sigurisë në qytet ( deri në kalim në përgjegjësi të policisë), kamerat e sigurisë brenda dhe pjesët e jashtme të komunës, institucionet arsimore, shëndetësore dhe të pylltarisë ;
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen , monitorimin dhe funksionimin përmanent të pajisjeve elektronike të sigurisë;
- Siguron dhe mirëmbanë të dhënat e regjistruara, në qendrën e regjistrimit dhe monitorimit përmes sistemit të videosurvejimit ;
- Kontrollimin dhe koordinimin e punëve me kompaninë e kontraktuar tenderuese, për mirëmbajtjen e sistemit;
- Mbanë kontakte të vazhdueshme me organet e sigurisë respektivisht policinë, për çështje të sigurisë, në qendrën monitoruese në objektin e komunës;
- Në bashkëpunim me Udhëheqësin dhe Policin e Kosovës, harton planin, specifikimet teknike për kontratë për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të kamerave;
- Ofron ndihmë organizatave shoqrore dhe private, hartimin e planeve të monitorimit të hapsirës me kamera;
- Kryen punë dhe detyra tjera nga fushëveprimtaria e sektorit përkatës , në pëputhje me ligjin dhe për punën i përgjigjet Udhëheqësit të Sektorit dhe Drejtorit të
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
Të drejtë për konkurim – punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgaditjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë për kryerjen e detyrave të punës.
Kualifikimi profesional, aftësitë:
- Përgaditja shkollore e mesme, përvojë profesionale së paku 3 vite;
- Trajnime nga fusha përkatëse
- Shkathtësi të shkelqyeshme të komunikimit në gjuhën zyrtare;
- Njohuri të punës me kompjuter si: Word, Excel, Power Point, Internet si dhe programe tjera;
- Aftësi për të hartuar informatë, njoftime, shkresa dhe korrespodencë tjetër.
Dokumentet e kërkuara:
- Dëshmia përkatëse për posedimin e diplomës së shkollës së mesme
- Dëshmi të përvojës së punës
- Dy rekomandime
- Letërnjoftimi
- Ekstrakti nga libri amë i të lindurve
- Çertifikata që nuk jeni nën hetime;
Konkursi mbetet i hapur: 8 ditë, prej datës 29.06.2021 deri 07.07.2021
Kandidatët e interesuar aplikacionet mund ti marrin në formë fizike, çdo ditë pune, në Qendrën për Shërbime me Qytetar, dhe të plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, zyra nr.100- kati i parë, në ndërtesën e Komunës.
Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hynë në listën e ngusht do të ftohen në intervistë.Diploma duhet të jetë e noterizuar, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë të plotësuar këtë kusht të konkursit.
Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së KosovësAplikacionet e dorzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e pakompletuara refuzohen.
Rezultatet shpallen në web faqe e komunës dhe linkun https://konkursi.rks-gov.net/