Mobilizues/e të Komunitetit (2)
Data e publikimit
12/11/2020
Data e perfundimit
30-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Ftesë për aplikim
Dy (2) Mobilizues/e të Komunitetit për qendrat me bazë në komunitet mbi kujdesin, zhvillimin dhe edukimin në fëmijërinë e hershme (KZhEFH)
Historiku
Save the Children është organizatë udhëheqëse botërore e pavarur për fëmijët. Vizioni i saj është një botë në të cilën çdo fëmijë ka të drejtën e mbijetesës, mbrojtjes, zhvillimit dhe pjesëmarrjes. Misioni i saj është të frymëzojë përparime në mënyrën se si bota i trajton fëmijët dhe të arrijë ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.
Qëllimi dhe afati kohor
Save the Children në Kosovë në kuadër të projektit “ Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë së kujdesit, zhvillimit dhe edukimit në fëmijëri të hershme -KZhEFH”, financuar nga Save the Children Itali, kërkon dy (2) Mobilizues/e të Komunitetit për qendrat me bazë në komunitet mbi kujdesin, zhvillimin dhe edukimin në fëmijërinë e hershme (ZHKFH), një (1) për Përlepnicë dhe një (1) për Cërmjan.
Për më shumë informacion mbi detyrat e punës, ju lutemi klikoni në Termat e Referencës apo kërkoni ato duke dërguar email në adresën [email protected]
Mobilizuesit/et e komunitetit do të angazhohen me marrëveshje për shërbime gjatë periudhës janar 2020 deri më 30 qershor 2022.
Kualifikimet e kërkuara
- Diploma e shkollës së mesme
- Banor i komunitetit në lokacionin përkatës dhe njohës i gjuhës së shumicës së fëmijëve të cilët do të ndjekin institucionin parashkollor
- Përvojë e dëshmuar në punën e komunitetit
- Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për punë ekipore
- Njohje bazë e kompjuterit (interneti, email, word, excel)
Aplikimi
Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim me titull “Aplikim për Përlepnicë” ose “Aplikim për Cërmjan” në [email protected] jo më vonë se 25.11.2020 në ora 16:00.
- CV
- Letër motivimi
- Diploma e shkollës së mesme/Diploma e Universitetit