www.ofertapune.net Mjeshtër të Fasadës së Ventiluar, Ndihmës Mjeshtër | PunaIme

Mjeshtër të Fasadës së Ventiluar, Ndihmës Mjeshtër

Kompania

Front Exterior and Interior

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09-05-2024

Data e perfundimit

08-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS

Titulli i pozitës: Mjeshtër të fasadës së ventiluar
Departamenti/Sektori: Front Project
Lloji i pozitës: Orar të plotë; Kontratë pune

Front, kompani e specializuar në produkte dhe shërbime për eksterier dhe interier, ka nevojë për:

  • Mjeshtër të fasadës së ventiluar – 2 pozita
  • Ndihmës-mjeshtër i fasadës së ventiluar – 3 pozita

Përshkrim i pozitave

Personat do të jenë përgjegjës për realizimin me fasadë të ventiluar të projekteve të kontraktuara nga kompania dhe do të jenë nën udhëheqjen e inxhinierëve. Kandidatët duhet të kenë njohuri të avancuara për fasadat e ventiluara si dhe njohuri të përgjithshme në fushën e ndërtimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Instalimin e fasadës së ventiluar në bazë të standardeve të përcaktuara nga kompania;
  2. Të bëjnë zgjidhje teknike për raste specifike;
  3. Komunikimin me inxhinierët e kompanisë dhe me mbikëqyrësit e projektit;
  4. Mirëmbajtjen e hapësirave dhe ambientet e punës;
  5. Plotësimin e ditarit të punës dhe raportimin periodik të ecurisë së projektit;

Njohuritë/Përvoja:

  • Të kenë njohuri të avancuara për sistemet e ndryshme të fasadave të ventiluara (mjeshtrit);
  • Të kenë njohuri të mira rreth fasadave të ventiluara (ndihmës-mjeshtrit);
  • Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi organizative;
  • Të kenë së paku 2 vite përvojë pune në fushën e fasadës së ventiluar (mjeshtri);
  • Të kenë së paku 1 vit përvojë pune në fushën e fasadës së ventiluar (ndihmës-mjeshtri).

Mënyra e aplikimit:

Dërgoni CV ose një përshkrim tuajin dhe të përvojës përmes butonit Apliko Këtu ose në emailin: [email protected] . Për pyetje dhe informata shtesë na kontaktoni në 045 848 848

* Procesi i aplikimit dhe të dhënat personale do të mbrohen dhe menaxhohen në pajtim me legjislacionin relevant për mbrojtjen e të dhënave personale. Vetëm kandidatet e përzgjedhur për intervistim do të kontaktohen.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?