Mjeshtër në Ndërtim të Brendshëm
Data e publikimit
12-05-2025
Data e perfundimit
10-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ndërtimtari & Patundshmëri
Pozicioni i Punës: Mjeshtër në Ndërtim të Brendshëm
Lokacioni:Prishtine
Orari i Punës: Full-time
Kompania: IMB Construction
Përgjegjësitë Kryesore:
- Kryerja e punimeve të brendshme si: montimi i gipsit, suvatimi, gletimi, lyerja dhe ndihma në projektet e ndryshme të renovimit.
- Zbatimi i planeve të punimeve sipas projekteve arkitektonike.
- Kujdesi për kualitetin e punimeve dhe përmbushja e afateve të dorëzimit.
- Bashkëpunimi i ngushtë me inxhinierët, arkitektët dhe ekipin për të siguruar një realizim të saktë dhe estetik.
Kërkesat:
- Përvojë pune në ndërtim të brendshëm, minimumi 1 vit (preferohet).
- Njohuri në përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve profesionale.
- Saktësi, përkushtim dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur ose në ekip.
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar në projekte të ndryshme.
Çfarë Ofrojmë:
- Pagesë konkurruese në treg dhe bonuse për projekte të suksesshme.
- Ambient pune profesional dhe mbështetës.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
- Projekte kreative dhe punë të vazhdueshme.