Mjekë të Përgjithshëm (5), Pediatër, Laborant
Data e publikimit
20/11/2020
Data e perfundimit
02-12-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Bazuar ne nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarë Publik nr. 0GJL-114, neni 8 të Ligjit të Punës nr. O3IL-121, Udhëzimit Administrativ Nr.0772017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik , neni 49 pika 49.2 të Statutit të Komunës së Lipjanit, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës
- Pesë (5) Mjek të Përgjithshëm në QKMF-Lipjan.
- Një (1) Specialist i Pediatrisë në QKMF-Lipjan.
- Një (1) Laborant i Biokimisë në QKMF-Lipjan.
Detyrat dhe përgjegjësitë për Mjek të Përgjithshëm:
- Ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen duke respektuar kodin e mirësjelljes.
- Bën diagnozën iniciale dhe trajtimin e sëmundjes.
- I përgjigjet nevojave të QKMF-së dhe punkteve të tjera në KPSH.
- Referon tek specialisti, nëse është e domosdoshme.
- Kryen shërbime të shëndetit reproduktiv, kujdesit antenatal dhe postnatal.
- Shërbime shëndetësore për fëmijë.
- Promovon edukimin shëndetësor në shoqëri.
- Trajton lëndimet e vogla.
- Kryen vizita shtëpiake kur është e domosdoshme.
- Gjatë punës së tij i asistojnë infermierët.
- Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i Kujdesit Primar Shëndetësor nëpër punkte të tjera shëndetësore në Lipjan, me kërkesën e menaxherit dhe Drejtorit të QKMF-së.
- Për punën e tij/saj i përgjigjet stafit menaxhues të QKMF-së dhe DSHPS-së.
Detyrat dhe përgjegjësitë për Pediatër:
- Udhëheq dhe organizon punën në njësinë konsultative —pediatrike në QKMF.
- Mban përgjegjësi për kontrollimin, hulumtimin, diagnostikimin, trajtimin (përcjellje të vazhdueshme të pacientit, po ashtu është përgjegjës për saktësinë e të dhënave të regjistruara në dokumentacion dhe në evidencë shëndetësore gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore që përmbajnë të dhëna për identitetin personal të banorit, diagnozën dhe trajtimin dhe udhëzon infermieret për trajtim.
- I përgjigjet situatave emergjente dhe gjendjeve të jashtëzakonshme në çdo kohë dhe kërkon mbështetje në rast të situatave emergjente.
- Bënë kontrollime specialistike – pediatrike të pacientëve me udhëzim të mjekut.
- Merr pjesë në mbledhjet të cilat i fton shefi i mjekësisë familjare ose Drejtori e në të cilat shqyrtohen tema të ndryshme profesionale apo çështje organizative.
- Pediatri duhet të merr pjesë në edukimin e vazhdueshëm profesional të organizuar në QTMF dhe bënë vlerësim për të specifikuar nevojat për trajnimin dhe zhvillimin profesional përmes koordinatorit të QIMF-se ose Drejtorit të QKMF-se në trajnimet e organizuara nga QZHMF — MSH.
- Është përgjegjës për të zbatuar detyrat sipas ligjeve në fuqi dhe akteve nënligjore të institucionit shëndetësor që janë Statuti I QKMF-se, aktvendimet, urdhëresat tjera lëshuar nga DSHPS-se,
- Kryen edhe punë tjera në kuadër të profesionit — fushë. veprimtaria e tij me kërkesë të Drejtorit të QKMF-së.
- Për punën e vet i përgjigjet shefit të mjekëve, Drejtorit të QKMF-se dhe Drejtorit të DSHPS-së
Detyrat dhe përgjegjësitë për Laborant:
- Kryen punët rreth marrjes së mostrave hematologjike prej pacientëve
- Kryen punët rreth regjistrimit çklasifikimit dhe shpërndarjes së rezultateve laboratorike.
- Kryen edhe punët tjera në lëminë laboratorike sipas urdhërave të shefit të njësisë edhe nëpër punkte tjera nëse paraqitet nevoja.
- Për punën e tij/saj i përgjigjet shefit të njësisë si dhe Drejtorit të QKMF-së
Kushtet dhe kriteret për Mjek të Përgjithshëm:
- Fakulteti i Mjekësisë — Drejtimi i Përgjithshëm.
- Licenca e Punës
- Certifikata Shëndetësore
- Certifikata që nuk është nën hetime nga Gjykata Themelore në Prishtinë Dega në Lipjan
- Vërtetimi nga Policia që nuk është nën hetime
- Letërnjoftimi kopje.
Kushtet dhe kriteret për Pediatër:
- Fakulteti i Mjekësisë – Specialist i Pediatrisë
- Licenca e Punës
- Certifikata Shëndetësore,
- Certifikata që nuk është nën hetime nga Gjykata Themelore në Prishtinë Dega në Lipjan
- Vërtetimi nga Policia që nuk është nën hetime.
- Letërnjoftimi kopje.
Kushtet dhe kriteret për Laborant i biokimisë:
- Përgatitja e lart profesionale Bachelor— Laborant ie biokimisë
- Licenca e Punës
- Certifikata Shëndetësore.
- Certifikata që nuk është nën hetime nga Gjykata Themelore në Prishtinë Dega në Lipjan.
- Vërtetimi nga Policia që nuk është nën hetime.
- Letërnjoftimi kopje.
Aftësitë:
- Të ketë aftësi komunikimi
- Të ketë aftësi për udhëheqjen e punës i pavarur duke respektuar Ligjin si dhe etikën
- Të ketë aftësi në organizimin e punës dhe në kryerjen e detyrave të përshkruara më lartë
- Të ketë shkathtësi dhe kualitete personale.
Paga mujore për Mjek të Përgjithshëm:
Koeficienti: 7.2
Kohëzgjatja e kontratës me kohë të pacaktuar
Puna Provuese gjashtë muaj (6
Paga mujore për Pediatrin:
Koeficienti: 8.4
Kohëzgjatja e kontratës me kohë të pacaktuar
Puna Provuese gjashtë muaj (6)
Paga mujore për Laborant:
Koeficienti: 5.4
Kohëzgjatja e kontratës me kohë të pacaktuar
Puna Provuese gjashtë muaj (6)
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita ce publikimit në mjetet e informimit, web faqen e
Komunës si dhe në tabelën e shpalljeve.
Paraqitja e kërkesave:
Aplikacionet mundë të merren në zyrën për shërbime me qytetarët në Komunën e Lipjanit,
sporteli nr. 3 dhe dorëzohen në të njëjtën sportel bashkë me dokumentet e kërkuar në konkurs.
Vërejtje:
Dokumentet e pranuara duhen të janë kopje të noterizuara dhe ato nuk kthehen, ndërsa
aplikacionet e pa kompletuara dhe pas afatit nuk do të shqyrtohen .