www.ofertapune.net Mjek | PunaIme

Mjek

Kompania

Ministria e Shëndetësisë

Telefoni

038/212-276

Lokacioni

Istog

Data e publikimit

21/05/2020

Data e perfundimit

03-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Bazuar në nenin 8 të  Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Shëndetësisë shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT

Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
Titulli i vendit të punës: Mjek (1) në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Dubravë, me kohë të pa caktuar, orientimi mjekësi familjare ose psikiatri;
Kategoria funksionale/Paga: H – 628  –  (628.00 euro)
Raporton te: Udhëheqësi i Njësisë Shëndetësore në Burg
Orari i punës: Orar të plotë (40 orë në javë)
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pa caktuar
Nr. i Referencës: MSh-11/05/2020

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit.
  2. Të bashkëpunojë me stafin dhe menaxheret e  institucionit.
  3. Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e institucionit si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
  4. Mbikëqyret dhe i raporton Udhëheqësit te Departamentit Shëndetësor te Burgjeve.
  5. Të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejt për shëndetin e të gjithë pacientëve të tij pa dallim.
  6. Të jetë përgjegjës për kushtet e jetesës për pacientët e tij në aspektin shëndetësor si:
    • uji – kualiteti dhe kuantiteti
    • ushqimi – kualiteti dhe kaloritë
    • higjiena personale dhe kolektive
    • shëndeti mental
    • ambienti dhe kushtet e jetesës
    • respektimi i të drejtave të njeriut
    • Ruajtja e konfidencialitetit dhe ofrimi i kushteve për trajtim konfidencial.

7. Të jetë përgjegjës për aplikimin e standardeve optimale shëndetësore si:

    • stafin e mjaftueshëm dhe profesional
    • barërat adekuate dhe me afat
    • shpërndarja e barërave me kohë dhe e rregullt
    • mundësimin e vizitave të pacientëve sipas prioriteteve të përcaktuara
    • intervenimet me kohë në rastet urgjente
    • dërgimet jashtë institucionit për trajtim adekuat kur nuk ka kushte dhe mundësi brenda institucionit
    • orarin dhe respektimin e orarit nga punëtorët e tij

8. Të jetë përgjegjës i drejtpërdrejtë për furnizimin adekuat dhe me kohë më barëra dhe pajisje tjera mjekësore
9. Të jetë mbrojtës, mbikëqyrës dhe reprezentues i denjë i stafit të tij
10. Të përgjigjet me profesionalizëm dhe përgjegjësi kërkesave dhe sfidave të reja që i paraqitën si dhe të jetë praktik në punë, po ashtu të marrë përgjegjësin për shpërndarjen adekuate dhe të mjaftueshme të stafit
11. Të jetë veçmas në raport të mirë me drejtorinë e institucionit.
12. Të ketë nën mbikëqyrje ne aspektin profesional dhe higjienike sanitare të gjitha pjesët përbërëse të institucionit.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Mjekësi të Përgjithshme.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Licenca e punës;
  • E preferueshme përvoja profesionale dhe specializimet.
  • Te ketë aftësi menaxhuese dhe komunikuese.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Data e publikimit dhe mbylljes së konkursit: nga 20.05.2020 deri 03.06.2020

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.